WTH-mlodhi

###

Learn More Close

Morali i mirë

Falënderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dhe dëshmoj se nuk ka Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, Një të pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Me të vërtetë nga veprat më të ngritura në të cilat thërret dhe nxit Sheriati është morali i lartë, i cili është edhe dhurata më e mirë nga Allahu për robërit e Tij.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala) për të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) :

(وانك لعلى خلق عظيم)[1]

Me të vërtet ti posedon një moral të lartë

Nga ebi Derda (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“ Nuk ka diçka që peshon për besimtarin Ditën e Gjykimit më shumë se morali i mirë, dhe me të vërtetë Allahu e  urren arrogantin dhe të paturpshmin”[2].

Morali i mirë përfshin shumë aspekte në jetën e muslimanit, në thëniet e tij, veprat e tij, në adhurimin e tij drejt Zotit të tij dhe në marrdhëniet e tij me të tjerët.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala) :

 (وَقُلْ لِعِبَادِي يَقُولُوا الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ الشَّيْطَانَ يَنْـزَغُ بَيْنَهُمْ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلإِنْسَانِ عَدُوًّا مُبِينًا)[3]

Thuaju robërve të Mi: “Le të thonë atë që është më e mira, me të vërtetë Djalli mbjell (armiqësi) mes tyre, me të vërtetë Djalli për njeriun është armik i përbetuar”.

Gjithashtu thotë Allahu (subhanehu ue teala) :

(وقولوا للناس حسنا)

Dhe thuaju njerëzve fjalë të mira[4]

Gjithashtu thotë Allahu (subhanehu ue teala) :

(ادفع بالتي هي أحسن فإذا الذي بينك وبينه عداوة كأنه ولي حميم)

Ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt[5].

Ibn Abasi (radijAllahu anhu) thotë: “Allahu (subhanehu ue teala) i ka urdhëruar besimtarët me durim kur ata nervozohen, dhe me dituri kur janë injorant, dhe me falje kur i dëmton dikush, dhe kur të veprojnë kështu Allahu do t’i mbron dhe do ta bën që armiqtë e tyre t’u nënshtrohen”.[6]

Dhe nga këshillat e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ndaj shokëve fisnik si ebu Dherri dhe Muadh ibni Xhebeli transmetohet se kanë thënë: “Ke frikë Allahun kudo që je, dhe paso të keqen me të mirë që ta fshin atë, dhe sillu me njerëzit me një moral të lartë ”.[7]

Ibn Kajimi ka thënë: “Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka bashkuar mes frikës ndaj Allahut dhe moralit të mirë, kjo përshkak se frika ndaj Allahut  përmirson raportet mes robit dhe Zotit të tij, ndërsa morali i mirë përmirëson raportet mes tij dhe krijesave tjera, dhe kështu me frikën ndaj Allahut fitohet dashuria e Tij, dhe me moralin e mirë fitohet dashuria e krijesave tjera”.[8]

Dhe kështu kuptohet se nuk plotësohet besimi i robit përderisa nuk e plotëson moralin e tij, transmetohet nga ebi Hurejra (radijAllahu anhu) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Besimin më të plotë e ka ai besimtarë i cili e ka moralin më të mirë, dhe më i dalluari nga jush është ai që dallohet me sjellje të mirë ndaj gruas së tij”.[9]

Transmetohet nga Aishja (radijAllahu anha) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Me të vërtetë besimtari me moral të mirë mundet që të arrin gradat e agjëruesit dhe atij që falet natën”.[10]

Me të vërtetë që Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka qenë njeriu me moral më të mirë, dhe ai i cili dëshiron që të posedon moral të mirë si shembull duhet ta ketë Profetin Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) .

Transmetohet nga Enesi (radijAllahu anhu) se ka thënë: “I kam shërbyer Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhjet vjet, dhe asnjëherë nuk më ka thënë “Uf”, dhe për diçka që kam gabuar asnjëherë nuk më ka thënë “ pse e bëre kështu” dhe për diçka që kam lërë pa bërë asnjëherë nuk më ka thënë “ pse se bëre”.[11]

Transmetohet nga Ata ibn Jasir se ka thënë: “Kam takuar Abdullah ibn Amr ibn Asin (radijAllahu anhu) dhe i thash:” Më trego cilësitë e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që janë në Teurat?” Tha:” Po, ai është i cilësuar në Teurat me disa cilësi që kanë ardhur në Kur’an. (يا أيها النبي إنا أرسلناك شاهدا ومبشرا ونذيرا) “O Profet Ne të dërguam ty si dëshmitarë, përgëzues, qortues[12] për popullin analfabet, ti je rob dhe i dërguari im, të kam quajtur “el-Mutevekil” (i mbështeturi), nuk është i ashpër, e as i vrazhdë dhe as që ka ngritur zërin nëpër tregje, nuk e kthen të keqen me të keqe, por ai ua falë, dhe Allahu nuk do ta mer atë duke qëndruar te populli “el-Auxhau” (populli që kanë ndryshuar fenë e Ibrahimit alejhi-selam) derisa ato të thonë “La ilahe ila-Allah” dhe me të ai do t’i hap sytë e të verbërve, veshët e të shurdhërve dhe zemrat e mbyllura”.[13]

Abdullah ibn Mubarek ka thënë: “Morali i mirë don të thotë fytyrë e buzëqeshur, veprim i të mirës, ndalimi i të keqes, dhe durimi ndaj asaj që të vjen nga njerëzit”.[14]

Muslimani gjatë jetës së tij ballafaqohet me situata të ndryshme, dhe nëse në këto situata ai nuk i pret me moral të mirë ai do të dështojë gjatë ballafaqimit me to. Disa nga rregullat e përgjithshme në këtë drejtim janë: Të mos nxitosh në mallkimin e atij që të bën keq, dhe të sillesh me të në mënyrën më adekuate duke pasur mendim te mirë për të dhe duke u munduar ta arsyetosh, dhe të mos thuash fjalë apo të mos veprosh vepra pas së cilave duhet të arsyetohesh apo pendohesh. Enesi (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ki kujdes nga çdo çështje nga e cila duhet arsyetuar”.[15]

Dhe nga shembujt në të cilat është përdorur morali i mirë duke dhënë rezultate të mira është rasti që transmetohet se një person e takoi Ali ibn el-Husejnin dhe e shajti atë dhe iu vërsulën skllevërit atij, dhe ai tha: “Mos nxitoni” pastaj u drejtua kah personi dhe i tha: Cka të është fshehur ty diçka më tepër nga çështja jonë, a ke ndonjë nevojë? dhe personi u turpërua dhe hodhi mbi të një “humaisa”[16] të cilën e kishte mbi vete, dhe urdhëroi që ti jepen njëmijë dirhem dhe pas kësaj ky person thoshte: ”Dëshmoj se ti je nga pasardhësit e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)”[17]

Falënderimi i takon Allahut (subhanehu ue teala), paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) familjen e tij dhe shokët e tij në përgjithësi.

 

Përktheu nga arabishtja: Sejfullah Sejfuli

 

 

 



[1] Surja El-Kalem, 4.

[2] Sunen et-Tirmidhi, 4/362.

[3] Surja El-Isra, 53.

[4] Surja El-Bekare, 83.

[5] Surja Fusilet, 34.

[6] Tefsir Ibn Kethir, 4/101.

[7] Sunen et-Tirmidhi, 4/355, nr. 1987. Dhe ka thënë: “ hadithi është I mirë dhe I vërtetë”.

[8] El Fevaid, 84-85.

[9] Sunen et-Tirmidhi, 3/466, nr.1162. Dhe ka thënë: “ hadithi është I mire dhe I vërtetë”.

[10] Sunen Ebi  Davud, 4/252, nr. 4798. Shejh Albani e ka saktësuar hadithin në “Sahih Ebi Davud”, 3/911.

[11]Sunen et-Tirmidhi, 4/368, nr. 2015, dhe bazën e ka në dy Sahihat.

[12] Surja el-Ahzab, 45.

[13] Sahih el-Buhari, 2/96, nr. 2125.

[14] Xhami’ el-Ulumi vel Hikem, 160.

[15] Ed-Dija’ fi el-Muhtare, 6/188, nr. 2199, Shejh Albani hadithin e ka cilësuar si të “mirë” në “Silsile el-Ehadith es-Sahiha”

[16] Veshje e katrore e zezë

[17] Muhtesar Minhaxh el-Kasidin, 238.

2 years ago by in Artikuj , Të zgjedhura. You can follow any responses to this entry through the | RSS feed. You can leave a response, or trackback from your own site.