10 gjërat që e nxjerrin njeriun prej fesë

by Uniteti-Admin

Këta janë gjëra që duhet t’i din çdo musliman dhe muslimane. Ka shumë prej njerëzve që këta gjëra nuk  e dijnë se këta shkatërrojnë fenë e njeriut dhe në këtë rast ata bien në shirk të madh dhe nga ana tjetër mendojnë se janë në rrugë të drejtë dhe se janë të udhëzuar.

  1. Bërja shirk All-llahut: Thotë All-llahu teala: ‘’Me të vërtetë All-llahu nuk fal që t’i bëhet shirk Atij dhe çdogjë që është më e vogël (sesa shirku) atij që dëshiron”. (en Nisaa 48)Prej shirkut është përkushtimi i ndonjë ibadeti (adhurimi) dikujt tjetër pos All-llahut, siç është therrja kurban për ndonjë varr apo për ndonjë xhinn etj.
  2. Marrja e dikujt apo diçkaje si ndërmjetësues mes atij dhe All-llahut duke e lutur atë apo duke kërkuar prej atij ndërmjetësim tek All-llahu, apo mbështetet në atë, në këta rast ky person ka bërë kufër.Kjo ndodh kur njeriu mer ndonjë të vdekur si ndërmjetësues mes atij dhe All-llahut duke e lutur të vdekurin për ndërmjetësim, ashtusiç ndodh tek sektet e ndryshme sufije të cilët i marrin dijetarët e tyre dhe të vdekurit për ndërmjetësues mes atyre dhe All-llahut, gjë e cila nuk ju bën dobi në dunja, ndërsa në ahiret i shpie në zjarr të përhershëm.
  3. Mosbërja tekfir e mushrikëve ose dyshimi në kufrin e tyre ose mendimi se drejtimi i tyre është në rregull, këta të gjitha janë gjëra që njeriun e nxjerrin prej fesë.
  4. Ai i cili beson se udhëzimi i dikujt është më i mirë sesa udhëzimi i Pejgamberit sal-laAll-llahu alejhi ues-sel-lem, ose se është më i plotë sesa udhëzimi me të cilën ka ardhur Pejgamberi, ose se dispozitat e dikujt tjetër janë më të mira sesa dispozitat me të cilat ka ardhur Pejgamberi, siç është rasti i atyre që ju besojnë se dispozitat e tagutëve janë më të mira sesa dispozitat me të cilat ka ardhur Pejgamberi… ai i cili ka këtë besim është jobesimtarë.
  5. Ai person i cili urren diçka prej asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi edhe nëse punon me të, është jobesimtarë.
  6. Tallja me diçka prej fesë apo tallja me Pejgamberin është kufër . Ai që tallet me diçka prej fesë është jobesimtarë. Thotë All-llahu: “Thuaj: A me All-llahun, me ajetet e Tij dhe me Pejgamberin e tij ju po talleni?! Mos u arsyetoni se keni bërë kufër pasi që keni besuar. ” (et Teube 65-66).
  7. Sihri (Magjia): Kush bën sihër (magji) ose është i kënaqur me sihrin ka bërë kufër, për këtë argument është fjala e All-llahut: “…e ata të dy nuk nuk i mësonin askujt  (sihrin) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos bën kufër!”. (el Bekare 102)
  8. Ndihmesa e mushrikëve në luftë kundër muslimanëve. Thotë All-llahu teala: “Dhe kush prej jush u miqëson ata, ai është prej tyre, me të vërtetë All-llahu nuk e udhëzon popullin zullumqarë”. (el Maide 51)
  9. Kufër bën poashtu ai i cili mendon se i lejohet që të del jashtë sheriatit të Muhamedit alejhi selam,ashtusiç i është lejuar Hidrit në kohën e Musait a.s.
  10.  Kufër poashtu është largimi prej fesë së All-llahut duke mos e mësuar atë dhe duke mos punuar sipas saj. Për këtë është argument fjala e All-llahut: “E kush është më zullumqarë sesa ai që përkujtohet me ajetet e Zotit të tij, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmiremi ndaj kriminelëve”. (es Sexhde 22)

Ska dyshim se të gjitha këta që u përmendën janë të rrezikshme dhe nuk ka përjashtim mes njerëzve të cilët bien në këta dhjetë që u përmendën, qoftë njeriu serioz apo duke u tallur ose duke qenë i frikësuar, në këto bën përjashtim vetëm ai që është i detyruar me dhunë (mukrah). Secila prej këtyre që u përmend është e rrezikshme dhe në përgjithësi janë gjëra që ndodhin shpesh tek njerëzit, pra obligohet muslimani që të ruhet dhe të ketë frikë mos të bie në këta. All-llahu na rujatë prej dënimit të Tij prej gjërave që e hidhërojnë Atë.

Nga: Muhammed et Temimi

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera