10 shkaqe që i shlyejnë mëkatet dhe i fshijnë gjurmët e këqija të tyre

by Uniteti-Admin

Thotë Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë): “Kapitull: Mëkatin e fal Allahu dhe e fshin gjurmën e tij me kryerjen e disa veprave që i bën robi:

–           E fal mëkatin me pendim të sinqertë, me kërkim të faljes, me vepra të mira të cilat i shlyejnë mëkatet, me sprova të cilat poashtu i shlyejnë mëkatet, me kërkimin e faljes të melekëve për gjynahqarin, me lutjet e besimtarëve, këto gjashtë janë gjatë jetës së tij.

–          Me vdekje të rëndë dhe të vështirë, kjo gjatë ndarjes së tij nga kjo botë.

–          Me pyetjen e dy melekëve që ia bëjnë në varr, me shtrëngimin e varrit, me vështirësitë gjatë llogarisë, me ndërmjetësimin që e bëjnë muslimanët për vëllezërit e tyre dhe me mëshirën e Mëshiruesit.

Nëse me këto gjëra nuk i falen mëkatet, atëherë medoemos që të hyj në zjarr dhe periudha e qëndrimit të tij në zjarr do të jetë mvarësisht prej papastërisë (mëkateve) së mbetur tek ai, sepse Allahu e ka bërë të ndaluar Xhennetin, përpos se për të pastërtit, andaj derisa tek ai mbetet papastërti dhe fëlliqësirë ai do të jetë në fazë të pastrimit.”[1]

Kjo thënie e Ibn Kajjimit (Allahu e mëshiroftë) është shkurtesë e asaj që e kishte përmendur mësuesi i tij, Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) në një prej librave të tij[2], ku thotë:

“Nëse besimtari bën një mëkat, ka mundësi t’a largon dënimin nga vetja e tij me këto dhjetë shkaqe:

1-      Të pendohet dhe Allahu do t’ia pranon pendimin, sepse ai që është penduar është sikur ai që nuk ka bërë mëkat.

2-      Të lyp falje (istigfar) dhe pastaj t’i falet ky mëkat.

3-      Të bëj vepra të mira të cilat do ta shlyejnë këtë mëkat, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.

4-      Të bëjnë besimtarët lutje për të dhe të ndërmjetësojmë për të, qoftë i gjallë apo i vdekur.

5-      T’i dhurojnë bësimtarët vepra të mira, kështu që këto vepra do t’i bëjnë dobi tek Allahu.

6-      Të ndërmjetëson për të Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem).

7-      T’a sprovon Allahu në këtë botë me sprova, të cilat do të jenë shkak për shlyerjen e mëkateve të tij.

8-      T’a sprovon Allahu në varr dhe gjatë ringjalljes.

9-      T’a sprovon Allahu me vështirësitë e Ditës së Gjykimit, derisa t’i shlyhen mëkatet.

10-  Ose t’a mëshiron Allahu, më i Mëshirshmi.

Nëse nuk i shlyhen mëkatet me këto dhjetë shkaqet, atëherë le të mos e fajëson mëkatari askënd përpos vetes së tij, siç ka thënë Allahu, nga ajo që na e transmeton Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) nga Zoti i tij: “O robërit e mi, këto janë veprat tua, ua numëroj (regjistroj), pastaj ua dorzoj (kthej) juve, andaj ai që gjen vepra të mira, le t’a falënderon Allahun, kurse ai i cili gjen diç tjetër, le të mos fajëson përpos veten e tij.”

 

Përktheu: Ali Ashani



[1] U’ddetu es-Sabirin.

[2] Sëmundjet e zemrës dhe shërimi i tyre.

Të tjera