1Maj- Ditë e Puntorëve apo Ditë e Injorancës

by Uniteti-Admin
1maj

Dita e 1 Majit njihet si ditë e puntorëve dhe llogaritet si festë e lëvizjes punëtore, mirëpo çka është realiteti dhe cila është origjina e kësaj feste do të përmendim shkurtimisht në vijim dhe do t’u referohemi burimeve të cilat nuk janë burime Islame të informimit, sepse një shumicë e madhe e njerëzve kanë “alergji” kur muslimanët dalin dhe denoncojnë festat e pakuptimta dhe boshe që i zbulojnë njerëzit dhe në këtë rast si burim informimi për realitetin e kësaj feste është enciklopedia e njohur Wikipedia.

Sipas enciklopedisë Wikipedia: 1 Maj është festë nacionale në 80 shtete në botë dhe nuk festohet dhe nuk shënohet si festë në shumë shtete tjera.

Sipas enciklopedisë Wikipedia: 1 Maj fillimisht ishte festë pagane e hemisferës Veriore, gjegjësisht Evropës Veriore dhe kjo është përpara lindjes së Krishterizmit, ndërsa kur filloi krishterizimi i Evropës, këta festa pagane e humbën karakterin pagan dhe filluan që të marrin karakter fetarë krishter apo karakter sekularë.

Sipas enciklopedisë Wikipedia: Festat e 1 Majit u paraqitën në kohërat para-krishtere me festivalin e Hyjnëshës së luleve që e kishte emrin Flora dhe që ishte Zot femër tek Romakët e vjetër.

Sipas enciklopedisë Wikipedia: Prej kohës kur u reformua kalendari katolik, 1 Maji është festa e Shën Josifit-Punëtorit i cili sipas katolikëve është patron i shenjtë i puntorëve.

Sipas enciklopedisë Wikipedia: Në besimet e vjetra të Rumanisë thuhet se në këtë ditë nuk duhet punuar në respekt të zotërave të tyre pagan dhe është obligim që njerëzit të mos punojnë, poashtu s’duhet të punojnë as kafshët, sepse nëse punojnë, kinse kafshët e tyre do të ngordhin ndërsa pronarët do të sëmuren dhe sipas tyre në këtë ditë moti çdoherë është i mirë ashutqë t’u lejohet njerëzve të festojnë.

Sipas enciklopedisë Wikipedia: Ka besime të shumta tek shumë popuj të botës në të cilat njerëzit kanë besime të ndryshme përsa i përket 1 Majit të cilat e kanë bazën në paganizëm.

Sipas enciklopedisë Wikipedia: 1 Maji është komemoracion për aferën HaymarketÇikago të vitit 1886. Në këtë rast policia amerikane duke dashur që ta shpërndajë një turmë të madhe të punëtorve që bënin grevë për të patur ditë pune tetë orëshe, me ç’rast dikush hedh një bombë në drejtim të tyre, në këtë rast reagon policia amerikane duke vrarë dhe masakruar dhjetëra punëtorë grevistë dhe duke vrarë disa policë të vetët. Dëshmitarët thonë se bomba është hedhur nga mesi i policëve dhe jo nga grevistët dhe të gjitha të shtënat kanë ardhur nga ana e policisë dhe jo nga ana e grevistëve. Në vitin 1889 u mbajt kongresi i dytë në Paris për të rikujtuar Revolucionin Francez dhe në propozim të Raymond Lavigne u thirrën demonstrata në përvjetorin e masakrit të Çikagos dhe kështu një vit më vonë në kongresin e ardhshëm në vitin 1891 edhe formalisht u pranua 1 Maji si ndodhi dhe përvjetorë. Në këtë mënyrë me protesta dhe me rebelizëm filluan në shumë shtete që ta shënojnë 1 Majin si festë të puntorëve. Ata që e nisën këtë iniciativë ishin socialistët, komunistët dhe grupet anarkiste. Dhe në këtë mënyrë ky rebelim u shëndrua në festë të cilat shumë shtete e pranuan dhe filluan që ta shënojnë me parada ushtarake dhe solemenitete të tjera.

Sipas Kur’anit dhe Sunetit: Nuk lejohet që të shënohet dhe as të festohet kjo festë pagane dhe as nuk lejohet që kjo festë t’i urohet dikujt tjetër. Në Islam ka dy bajrame të cilat muslimanët i festojnë në mënyrë dinjitoze dhe të civilizuar dhe muslimanët largohen prej festave të huaja të çfardo natyre qofshin ato. Ne jemi të obliguar që ta pasojmë fenë tonë të pastër dhe të plotë me të cilën jemi krenarë. Thotë Allahu: “Sot jua kam plotësuar fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush dhe Jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj” (el Maide 5) Pra Allahu na e ka plotësuar fenë tonë në çdo aspekt të jetës, por edhe në aspektin e festimit gjithashtu. Prej dhuntive të Allahut është që ne i kemi dy bajramet gjatë vitit dhe s’mund të ketë plotësim të dhuntive më shumë se kaq. Thotë Allahu: “Kush kërkon fe tjetër pos Islamit, atij nuk do t’i pranohet dhe në Ahiret do të jetë prej të dëshpruarve” (ali Imran 85) thotë Pejgamberi: “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre”.

Neve si musliman na lejohet që të festojmë dy bajramet gjatë vitit, këta janë dy festat tona dhe s’ka festë të tretë pas këtyre dy festave. Këta dy festa janë çaste gëzimi të cilat pasqyrojnë besimin dhe moralin Islam. Këta dy festa na i ka caktuar Allahu që t’i festojmë dhe janë larg shpikjes prej mendjeve njerëzore. Përveç këtyre dy festave dhe festës javore të ditës së Xhuma nuk ka festa në Islam dhe çdo festë që festohet është e ndaluar dhe është në kundërshtim me Islamin.

Përgatiti: Enis Arifi

Të tjera