3.3K
Mësimi është gjë e lavdëruar në Islam, por nuk është qëllimi i mësimit arritja deri te diplomat, ose punësimi, por është diçka tjetër. Në këtë tekst të shkurtër do të ndalemi dhe do të përmendim mësimin e çështjeve që kanë të bëjnë me fenë dhe gjërat bazë të fesë. Mësimi i çështjeve të fesë dhe dispozitave të saj është dituria primare të cilën duhet ta mësojë njeriu. Pra në do të ndalemi në disa pika që kanë të bëjnë me diturinë Islame dhe disa këshilla të arta të cilat janë të rëndësishme për çdo muslimane.
- Mësoe fenë tënde: Mësoji dispozitat që kanë të bëjnë me fenë dhe mos e mëso fenë me qëllim që të ngritesh tek njerëzit me atë dituri. Thotë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Kush e kërkon diturinë që të polemizojë me dijetarët dhe t’i tejkalojë mendjelehtit ose t’ua tërheq shkimet e njerëzve kah ai, atëherë atë person e fut All-llahu në Zjarr”. (Sahih- et Tirmidhi)
- Ruaje ndëgjimin tënd: Mos ndëgjo muzikë dhe fjalë të pandershme.
- Kujdesu se me çfarë tesha vishesh: Kujdesu që të jeshë e mbuluar me mbulesë Islame, nëse këtë nuk mund që ta bësh, atëherë kujdesu sa më shumë që të jeshë e mbuluar.
- Ki kujdes nga mbledhimet: Mundohu që mos të përzihesh me shoqëri të keqe dhe mos të përzihesh me meshkuj që janë të huaj për ty.
- Pastroji mbledhimet e tuaja me shoqet e tuaja nga përgojimi. Thotë All-llahu:“O ju që keni besuar, mos të tallet një popull me një popull tjetër, se ndoshta ata (të përqeshurit) janë më të mirë sesa ata tjerët (sesa ata që tallen dhe përqeshin) dhe as gratë (të mos tallen) me gratë tjera, se ndoshta ata gra (që tallen dhe përqeshen) janë më të mira se ata (që përqeshin) gratë tjera” (el Huxhuratë 11)
- Mundësisht krijo një librari tënden: Mundohu që në shtëpinë tënde të keshë libra dhe fletushka Islame të cilat ti dhe familja yte i lexojnë. Mundohu që të keshë libra në të gjitha lëmitë e dobishme, qoftë fetare apo jofetare. Mos lexo libra dhe revista të ndyta, qëllimi i të cilave është shpërndarja e kufrit dhe amoralitetit. Mundohu që në kohë e lirë të lexosh sa më shumë dhe me këtë ta shtosh diturinë dhe njohurinë tënde.
- Bën dua’: Ti je e dobët dhe e nevojshme për All-llahun, pra lute All-llahun sa më shumë, sepse All-llahu turpërohet që t’ia kthej duart bosh robit të tij kur lutet. Filloe duanë tënde me falënderim ndaj All-llahut dhe lavdërim ndaj Tij dhe përfundoe me salavat ndaj Pejgamberit. Mos u ngut në dua dhe të thuash: “Jam lutur dhe jam lutur, por nuk mu pranua duaja”, sepse kjo është shkak me të cilin All-llahu nuk ia pranon duanë robit të Tij.
- Vizito farefisin tend: Mundohu që vizitat e tuaja të jenë të dobishme për ty dhe për farefisin dhe këshilloji farefisin kah e mira dhe tërhiqja atyre vërejtjen prej së keqes.
- Mos u demoralizo prej numrit të madh të atyre që janë kundër All-llahut: Do të vijë një ditë kur besimtari do të gëzohet me fitoren e All-llahut dhe do të gëzohet në Ditën e Kijametit. Thotë All-llahu:“Sa i përket atij që i jepet libri nga e djathta, ai thotë: “Ja, ky është , lexone librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time”. (el Hakka 19-20)
- Mbjell në zemrën tënde mëshirën dhe butësinë: Mëshiroji të vegjlit dhe respektoji pleqtë, mëshiroji edhe kafshët, thotë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) : “Nuk mëshirohet ai që nuk mëshiron” dhe transmetohet prej Abdullah ibn Omerit se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Është dënuar një grua për një mace, e ka mbyllur në një vend derisa ka ngordhur prej urisë dhe për këtë shkak ajo grua ka hyrë në Zjarr”. (Buhari 2365)
- Bëhu krenare me Fenë Islame: Mos u turpëro prej fesë tënde dhe mos ki frikë që ta shfaqish haptaz fenë tënde dhe krenohu me besimin Islam. Thotë All-llahu:“Ju jeni më të lartit nëqoftëse jeni besimtarë”. (al Imran 139)
- Shpërndaje diturinë Islame dhe diturinë e dobishme në familjen tënde, në mesin e shoqeve dhe tek farefisi.
- Kujdesu që t’i ndihmosh nënës tënde në punët e shtëpisë: Kjo të afron tek nëna yte dhe të përgatit për të ardhmen tënde.
- 14. Ki kujdes nga dembelia dhe përtacia duke u arsyetuar me arsye të kota.
- Mundohu që çdoherë të jeshë e buzëqeshur, sepse Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë se buzëqeshja në fytyrën e besimtarit(es) është sadaka.
- Mos u hidhëro: Sepse Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të )na ka këshilluar që të mos hidhërohemi dhe se hidhërimi është prej Shejtanit, ndërsa nëse hidhërohesh, atëherë merr abdes.
- Mos i imito jobesimtarët. Mos u përngjaso jobesimtarëve as në sjellje dhe as në veshje dhe as në mënyrën e ngrënies dhe pirjes, sepse ka thënë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre”. (Ebu Davudi 4031)
- Mos shiko haram në TV në internet, siç janë serialet e kota apo diçka të ngjashëm.
- Mos e vono namazin: Ka thënë All-llahu: “Mjerë për ata që e falin namazin. Ata që ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm”. (el Maunë 1-2)
- Mundohu që të agjërosh nafile jashtë muajit të ramazanit.
AbdulAziz el Mukbil
Përmblodhi dhe përktheu: Enis Arifi