1,8K
Pyetja: A është prej sunnetit falja e “namazit të Duhasë” në vazhdueshmëri?
Përgjigja: Po, pasi që është transmetuar se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e këshilloi Ebu Hurejren1 dhe të tjerët2 dhe poashtu ka thënë: “…dhe mjafton për krejt këtë që njeriu t’i falë dy rekate të Duhas3”.
Shejh AbdulKerim Hudejr
Përktheu: Ali Ashani
- Buhariu(1178), Muslimi(721) ku thotë: “ Më këshilloi halili (shoku-miku) im me tri gjëra: të agjëroj tri ditë çdo muaj, t’i falë dy rekate të Duhas dhe ta fali namazin e vitrit para se të flej”. ↩︎
- Hadithi i Ebu Derdasë të cilin e transmeton Muslimi (722) ↩︎
- Muslimi(720) nga hadithi i Ebu Dherr ↩︎
