Pyetje: Nëse gruaja pas ndarjes nga burri i saj martohet me një burrë tjetër, a i takon asaj e drejta e kujdesjes për fëmiun.
Përgjijga: Gruaja posedon të drejtën e kujdesjes për fëmijtë e saj deri në moshën e dallimit dhe pavarsisë së fëmiut(mosha shtatë vjeçare) dhe derisa gruaja nuk është martuar, por nëse ajo martohet atëherë ajo e humb këtë të drejtë.
Transmetohet se një grua shkoi tek i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe i tha: ” O i dërguari i Allahut ky është fëmiu im i cili barkun tim e kishte enë ku është ushqyer, gjirin tim e kishte vend ku ka pirë, krahërori im ishte prehje për të, babi i tij më bëri divorc dhe dëshiron që edhe fëminë të ma merr. I dërguari i Allahu i tha: Ti je më parësore që të kujdesesh për femijtë përderisa nuk martohesh” (EbuDavudi – hasen).
E nëse gruaja martohet atëherë disa dijetarë kanë thënë se gjyshja (nëna e nënës) është ajo që e ka të drejtën e kujdesjes nëse është myslimane, ndërsa të tjerë kanë thënë se e drejta i takon babait dhe ky është mendimi më i vërtetë dhe të njëjtin e ka zgjedhur edhe dijetari i njohur IbnTejmije.
IslamQA
Përktheu dhe përshtati për botim: Senad Ramadani