Pse ti si musliman i ri duhet që të ndihmosh t’i afrosh të tjerët më afër Allahut?
Fundi i fundit, ti ke problemet tua personale me të cilat ballafaqohesh, probleme prej më të thjeshtave dhe deri te më të ndërlikuarat si për shembull: sqarimi që ti ua bën mësimdhënësëve se pse ti falesh, apo vajzat besimtare të cilat çdo ditë ballafaqohen me diskriminim rreth çështjes së Hixhabit (Mbulesës). Probleme tjera siç është mbrojtja e Islamit kur ndonjë mësimdhënës në klasë e fyen Islamin, ose ballafaqimi me prindërit të cilët “çmenden” kur djali i tyre ka lëshuar mjekrën dhe kështu me rradhë.
Islami nuk është fe individualiste, por është Fe Univerzale për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë kohërat.
A thua vallë pse ti je i rëndësishëm në përhapjen e Islamit?!
Përgjigja është e thjesht: A je ti kënaqur që këtë të mirë të cilën ta ka dhuruar Allahu ta mbash vetëm për veten tënde?…dhe nga ana tjetër të afërmit e tu nuk dijnë asgjë për Islamin…ata ndoshta vetëm e dijnë se “muslimani nuk e han mishin e derrit” dhe nuk dijnë asgjë tjetër rreth Islamit.
Këta më poshtë janë vetëm disa këshilla dhe udhëzime rreth asaj se çka ti si thirrës duhet t’i marrish parasysh:
Këshilla # 1 : Bëni veprat me sinqeritet
Secilën vepër që ti e vepron duhet ta bësh për hir të Allahut. Kjo përfshin edhe detyrën që ti e bën për ta afruar dikë te Feja e Allahut (subhanehu ue teala). As mos u bën arrogant duke menduar se ti ke mundësi ta udhëzosh dikë, sepse udhëzimi është prej Allahut. Bën dua me sinqeritet dhe mos harro se edhe ti ke mundësi që të devijosh nëse don Allahu.
Këshilla # 2 : Praktiko atë që ti e propagon
Mospraktikimi i asaj që ti e flet dhe e propagon është gabim dhe në këtë mënyrë ti do ta humbish besimin tek njerëzit kur ata do të kuptojnë atë që ti je duke e bërë.
Këshilla # 3 : Përdore Kur’anin dhe jetëpërshkrimin e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në Thirrjen Islame
Lexo dhe kupto kaptinat Kur’anore të cilat flasin për pejgamberët të cilët e kanë përhapur mesazhin e Islamit në popujt e tyre. Lexo për jetën e Pejgamberit dhe të sahabëve dhe mundohu të kuptosh ndryshimin që Islami e ka bërë në jetën e rinistëve rreth Pejgamberit.
Këshilla # 4 : Buzëqeshu
Buzëqëshja është Sunet i Pejgamberit. Mirëpo shumë rinistë dhe fetarë musliman janë të mrolur ndaj njerëzve duke u friguar nga rënia e personalitetit të tyre nëpërmjet buzëqeshjes. Kjo është një gabim, sepse mirësjellja dhe edukata është prej praktikave të Pejgamberit. Nëse ne duam që njerëzit të afrohen tek Islami, duhet të mundohemi që ne të bëhemi të afrueshëm. Buzëqeshja është çelësi deri tek kjo.
*Ki kujdes se të qenurit i afrueshëm nuk don të thotë që ti të buzëqeshesh me gjininë e kundërt. Thirrja Islame nuk është arsye që ti të bësh biseda të gjata private apo takime me gjininë tënde të kundërt. Mundohu ti dhe thirrësit tjerë të formoni rrjet nëpërmjet të cilit kur dikush shfaq interes për Islamin, menjëherë të drejtohet te ndonjëri i gjinisë së njëjtë.
Këshilla # 5 : Merr iniciativë & rri me ata
Bëne hapin e parë dhe thirre dikë prej tyre për të dalur dikund, ndonjërin me të cilin ke biseduar disa herë. Thirr ndonjërin prej tyre në Iftar apo në drekë apo dark. Ndaji me ata vështirësitë, hidhërimet dhe frustracionet. Ndihmohu me ata në mësimet shkollore. Bëhu shpatull në të cilën qahet dhe ruaji sekretet që dikush t’i jep në besim.
Këshilla # 6 : Trego se Islami është relevant sot, mu në këtë vend, mu në këtë moment
Ka shumë njerëz që mendojnë se Islami është i “vjetëruar” dhe nuk është kompatibil për kohën moderne. Ti tregoju atyre se e kanë gabim. Trego se si Islami e lidh njeriun me Allahun dhe tregoju për afërsinë e besimtarit me Allahun. Inkurajo shokët që të kërkojnë ndihmën e Allahut gjatë vështirësive apo provimeve. Dëshmoju atyre se Islami ju ofron atyre më shumë sesa që u ofron çdo fe apo ideologji.
Këshilla # 7 : Pyeti ata katër pyetje fundamentale
Ashtusiç zhvillohet shoqëria mes teje dhe mes atyre, ti do të hetosh se ka nevojë që të flitet rreth disa temave serioze dhe kruciale. Ti mund të diskutosh rreth qëllimeve dhe planeve për të ardhmen. Mund t’i parashtrosh këta pyetje:
- Ku jam duke shkuar në këtë jetë dhe pse jam krijuar?
- Në çka besoj?
- Kë duhet ta falënderoj?
- A kam arritur aty ku jam pa ndihmën e askujt?
Këshilla # 8 : Nënvizo faljen e pesë kohë përpara çdogjëje tjetër
Ndër lidhjet kryesore të përditshme me Allahun është falja e pesë kohë të namazit në ditë. Mos u mundo të thërrasish dikë në ndonjë gjë tjetër të Islamit pa mos me i vënë bazat e Teuhidit dhe pas kësaj me faljen e Namazit. Nëse ata kanë problem në jetën e tyre thuaju të falen dhe ta lusin Allahun që t’ju ndihmoj. Shfrytëzo rastin kur je me ata në ndonjë aktivitet të përbashkët të faleni së bashku.
Këshilla # 9 : Përmbaji ata edhe kur ata janë të aftë “të ecin në këmbët e veta”
Mbaje mend se nëse një person ka filluar ta praktikoj Islamin rregullisht, kjo nuk don të thotë se prej tash e tutje çdogjë do të jetë OK. Përsëri do të ketë kohëra të vështira dhe probleme. Mund të ketë kohëra kur shokët e tu do të kenë dyshime për këtë jetë të re të Islamit. Ti bëhu sigurues dhe ndihmës i tyre.
Përktheu dhe përshtati: Enis Arifi