A duhet muezini që të bëj iftar apo t’i jep përparsi ezanit?

by Uniteti-Admin

Pyetja: Kur e prish muezini agjërimin, para apo pas ezanit?

Përgjigja: Esenca në prishjen e agjërimit është që të jetë pas perëndimit të diellit dhe ardhjes së natës, sepse ka thënë Allahu:

((وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ))

“…hani dhe pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim[1], e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje.”[2]

Thotë Taberiu: “Fjala e Allahut ((e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje)), Allahu e ka përcaktuar përfundimin e agjërimt dhe e ka bërë deri në fillim të natës, ashtu siç e ka përcaktuar kohën e ngrënies, pijes, marëdhënieve intime dhe fillimin e agjërimit me fillimin e ditës dhe mbarimin e natës, andaj kjo është argument se gjatë natës nuk ka agjërim, ashtu siç nuk ka ngrënie dhe pije gjatë ditëve në të cilat agjërohet.”[3]

Është prej Sunnetit nxitimi me iftarin, për atë që agjëron. Transmeton Sehl ibn Sa’di (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë në hajr derisa nxitojnë me iftarin.”[4]

Thotë Ibn Abdul-Ber (Allahu e mëshiroftë): “Është prej Sunnetit nxitimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit, mirëpo nxitimi me iftarin bëhet pasi të sigurohemi se ka perënduar dielli, andaj nuk i lejohet askujt që ta prish agjërimin duke dyshuar a ka perënduar dielli apo jo. Kjo përshkak se nëse diçka bëhet e obligueshme për ndonjë shkak të sigurtë, nuk dalim nga ky obligim përpos se për ndonjë shkak tjetër të sigurtë.”[5]

Thotë Neveviu: “Ky hadith na nxit që të nxitojmë më iftarin pasi që të jemi siguruar se ka perënduar dielli, që d.t.th: Ummeti do të jetë në hajr derisa i përmbahen kësaj tradite profetike precize.”[6]

Kurse sa i përket muezinit, nëse njerëzit e presin ezanin e tij, atëherë duhet që të shpejtoj me ezanin, që të mos bëhet shkak për vonimin e iftarit të njerëzve, e me këtë të kundërshtohet Sunneti i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), përpos nëse bën iftar me diçka të “lehtë”, siç është uji me ç’rast nuk e vonon ezanin, atëherë nuk prish punë.

Nëse ezanin e muezinit nuk e pret askush, siç është rasti i atij që e thirr ezanin për vete, në shkretëtirë apo e thërret ezanin për një grup njerëzish që janë me të (p.sh udhëtarë), atëherë nuk ka dert nëse bën iftar para ezanit, përshkak se ata që janë me të do të bëjn iftar me të edhe në rast se ky nuk e thirr ezanin. Allahu e din më së miri.

IslamQ&A

Përktheu: Ali Ashani



[1] Shiriti i bardhë i cili paraqitet në horizont nga ana lindore, meqë dallohet pjesa e errët e natës nga ky shirit i cili paraqet ardhjen e ditës.

[2] Bekare:187.

[3] Tefsiri i Taberiut (3/532).

[4] Buhariu (1856) dhe Muslimi (1098).

[5] Et-Temhid (21/97-98).

[6] Komentimi i Sahih Muslim (7/208).

Të tjera