A duhet të agjëroj pasi të kthehem nga udhëtimi?

by Uniteti-Admin

Pyetja: Kam qenë udhëtar dhe nuk kam agjëruar për shkak të udhëtimit, pastaj jam kthyer ne qytetin tim dhe nuk isha duke agjëruar. A më lejohet mua ngrënia dhe pirja në qytetin tim?

 

Përgjigja: Falënderimi i takon vetëm Allahut. Nëse kthehet udhëtari duke mos agjëruar apo gruaja pastrohet nga cikli mujor ose shërohet i sëmuri gjatë ditës, dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme se a i obligohet agjërimi në kohën e mbetur apo jo?

Mendimi i shumicës së dijetarëve është se nuk e ka obligim të agjëroj për shkak se ai e ka prishur agjërimin me arsye, por nuk ha haptas para tjerëve që nuk e dijnë arsyen e tij, në mënyrë që mos të mendojn keq për të. (shiko librin “El mexhmua”  6/167، 168، 173).

Ka thënë ibn Kudame në librin “El-Mugni”:

“…ndërsa kujt i lejohet ngrënia në fillim të ditës haptazi apo fshehurazi siç është: gruaja me hajz apo nifas, udhëtari, fëmija, i çmenduri, pabesimtari dhe i sëmuri, nëse këtyre u largohet arsyeja gjatë ditës, d.m.th pastrohet gruaja nga hajzi dhe nifasi, kthehet udhëtari në vendin e tij, fëmija hyn në moshën madhore, pabesimtari bëhet musliman apo shërohet i sëmuri, për këta persona ka dy mendime:

Mendimi i parë: E kan obligim ta agjërojnë pjesën e mbetur të ditës dhe ky është mendimi i EbuHanifes (rahimehullah).

Mendimi i dytë: Nuk e kanë obligim agjërimin dhe ky është mendimi i Malikut dhe Shafiut dhe është transmetuar nga ibn Mesu’di të ketë thënë: “Kush ha në fillim të ditës, le të hajë deri në fund të ditës”.

Është pyetur shejh ibn Uthejmini: Kam ndëgjuar se keni dhënë fetva, për gruan me hajz nëse pastrohet brenda ditës në Ramazan që ajo të hajë gjati ditës dhe nuk obligohet të agjëroj pjesën e mbetur të ditës?

Dhe është përgjigjur:

“Po, atë që ke ndëgjuar se unë e kam përmendur që gruaja me hajz nëse pastrohet brenda ditës, nuk e ka për obligim të agjëroj pjesën tjetër të ditës, gjithashtu edhe udhëtari nëse kthehet, kjo është e vërtet nga unë dhe ky është njëri nga dy mendimet e imam Ahmedit (rahimehullah) dhe është medhhebi i Malikut dhe Shafiut (rahimehumallah).

Është transmetuar nga Abdullah  ibn Mesu’di (radijallahu anhu) të ketë thënë: “Kush han në fillim të ditës, le të hajë edhe në fundin e saj.”

Gjithashtu është transmetuar nga Xhabir ibn Jezid dhe ai është ebu Sha’thai njëri nga imamët e tabi’inëve se ishtë kthyer nga udhëtimi dhe e kishte gjetur gruan e tij që ishte pastruar nga hajzi në atë ditë, dhe kishte mardhënie intime me të. I ka përmendur këto dy transmetime në “El-Mugni”.

Kjo për arsye se nuk ka dobi nga agjërimi dhe nuk llogaritet ajo ditë përveç nga agimi.

Gjithashtu ata e kanë të lejuar ngrënien që nga fillimi i ditës haptazi dhe fshehurazi duke e ditur se janë në muajin e Ramazanit, sepse Allahu (subhanehu ve teala) e ka obliguar agjërimin që nga agimi, ndërsa këta persona nuk janë prej atyre që u është obliguar agjërimi, kështu që nuk janë të urdhëruar të agjërojnë.

Allahu subhanehu ve teala e urdhëroi udhëtarin dhe gruan me menstruacione të kompensojnë ditët në të cilat kanë ngrënë, prandaj nëse themi se e kanë obligim agjërimin do t’i kemi obliguar më shumë se sa i ka obliguar Allahu, atëherë do ti kemi obliguar me agjërimin e asaj dite duke pasur për detyrë edhe kompensimin e të njejtës ditë dhe në këtë mënyrë i kemi obliguar me dy gjëra, ndërsa obligim është kryerja e një prej këtyre dy gjërave, në këtë rast është kompensimi i ditëve në të cilat e ka prishur agjërimin dhe ky është prej argumentëve më të qartë, d.m.th nuk është për obligim… por duhet të jenë të kujdesshëm që mos të hajnë haptazi nëse krijohet me këtë vepër huti dhe akuzime.”

“Fetava es-Sijam” fq 102.

Ka thënë Neveviu në “El-Mexhmua” v.6 fq 174:

“Nëse udhëtari kthehet gjatë ditës dhe ai nuk është duke agjëruar dhe e gjenë se gruaja e tij është pastruar nga menstruacionet apo lehonija ose ajo është shëruar nga sëmundja, atij i lejohet të ketë marrdhënie me të dhe nuk ka kefaret[1] për të, kjo tek ne (duke aluduar ne medhhebin shafi) është pa divergjenca.”

 

IslamQ&A

Përktheu dhe përshtati: Suad Hoxha



[1] Kefaret quhet shpagimi i asaj dite nëse njeriu bën marrëdhënie intime duke qenë agjërueshëm dhe ai duhet të shpaguaj: Lirimin e një robi ose agjërim dy muaj pa ndërprerje ose ushqim i 60 të varfërve.

Të tjera