A duhet të bëj nikah sërish me gruan pasi kam bërë zina?

by Uniteti-Admin

Pyetje: A obligohet që një njeri që ka bërë zina (amoralitet intim jashtë martesor) të bëj akt të ri martesor me gruan?

Përgjigje

Padyshim se rënia në amoralitet të tillë është gjunah i madh, sidomos edhe kur e kemi parasysh se bëhet fjalë për një person që vetëmse është i martuar, dhe është obligim për atë person të pendohet tek Allahu dhe mos i kthehet sërish kësaj vepre të shëmtuar.

Ndërsa për sa i përket se a duhet që ata të bëjnë akt të ri nikahu, kjo nuk është e nevojshme.

E nevojshme është pendimi i sinqertë dhe largimi prej këtyre harameve shkatërruese.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala):

“Në të vërtetë, Unë jam Falës i madh i atij që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugën e drejtë.” (Ta-Ha, 82)

Dhe thotë:

“Thuaj: ‘O robërit e Mi, që e keni ngarkuar veten me shumë gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Me të vërtetë, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falësi i madh, Mëshirëploti.’” (Ez-Zumer, 53)

Përgatiti: Enis Arifi

Të tjera