A duhet të them elhamdulil-Lah nëse teshti në namaz?

by Uniteti-Admin

Pyetje: Nëse njeriu është duke u falur dhe në namaz i vjen teshtitja, a duhet që të thotë elhamdulil-Lah dhe a e prish kjo gjë namazin?

Përgjigje:  Po, e falënderon All-llahun duke thënë elhamdulil-Lah dhe duke e shqiptuar këtë gojarisht, pasiqë ka ardhur në hadith të vërtetë se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kanë garuar tridhjetë e ca melek që ta bartin lart këtë fjalë” (ebu Davud, Tirmidhi) ose ashtu siç ka thënë Pejgamberi. Pra nuk ka gajle që njeriu në namaz të thotë elhamdulil-Lah, pasiqë edhe vet kjo fjalë është lloj adhurimi që njëkohsisht është pjesë e namazit, pra nëse gjatë teshtitjes në namaz thotë elhamdulil-Lah, ky njeri pra e ka praktikuar një sunet, ndërsa nuk lejohet që ky t’ia kthej dikujt nëse eventualisht dikush i thotë këtij “jerhamukAll-llah”, pra nuk lejohet që t’i thotë:  “JehdiukumUllah ue juslih ba’lekum”, pasiqë kjo fjalë është prej fjalëve të birit të Ademit, domethënë mjafton vetëm që të thotë elhamdulil-Lah.

 

U përgjigj AbdulAziz bin Baz (ish Muftiu i Arabisë Saudite)

Përktheu: Enis Arifi

 

Të tjera