1.8K
Pyetje: Nëse atij që është agjërueshëm i del gjak, a duhet ta prishë agjërimin apo ta vazhdojë atë?
Përgjigja: Dalja e gjakut nuk e dëmton agjërimin, vetëm në rast nëse bëhet hixhame (nxjerrja e gjakut me kupa). Edhe pse dijetarët kanë mendime të ndryshme për prishjen e agjërimit me hixhame, mirëpo mendimi më i vërtetë është se ai prishet, dhe atë duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): “I është prishur agjërimi atij që i ka bërë hixhame dikujt dhe atij që i është bërë”.
Ndërsa nëse nga ai del gjak apo ka ndonjë plagë në këmbë apo dorë duke qenë i agjërueshëm, nuk ndikon në agjërim dhe agjërimi i tij është i saktë.
IslamQ&A
Përktheu: Senad Ramadani