Pyetje: Çka është dispozita e Islamit rreth pirjes së duhanit?
Përgigje: Dispozita e pirjes së duhanit është se pirja e tij është haram, përshkak të ndytësisë dhe dëmeve të shumta që i ka. All-llahu (subhanehu ue teala) i ka lejuar gjërat e mira për robërit e tij dhe i ka ndaluar gjërat e ndyta dhe të pista, ashtusiç ka ardhur në ajetin Kur’anor ku All-llahu i thotë Muhamedit:
((يسألونك ماذا أحل لهم قل أحل لكم الطيبات))
“Nëse të pyesin se çka u është e lejuar, thuaju atyre: ”U janë lejuar juve gjërat e mira…”.[1] Dhe poashtu All-llahu e përshkruan Pejgamberin e Tij me fjalët:
((وَيُحِلُ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ))
“Ua bën atyre hallall gjërat e mira dhe ua bën haram gjërat e pista…”[2].
Pra të gjitha llojet e duhaneve nuk janë prej gjërave të mira, por përkundrazi janë prej gjërave të ndyta dhe të pista, sepse ka dëme të shumta dhe nuk konsiderohet prej gjërave të mira të cilat i ka bërë All-llahu hallall. Është obligimi që njeriu të hjek dorë prej pirjes së duhanit dhe të ruhet prej saj si dhe të mundohet dhe të bëj sakrificë për ta lënë atë, sepse epshi i njeriut urdhëron kah e keqja, përveç atij që e ka mëshiruar All-llahu, pra muslimani duhet që të mundohet në veten e tij dhe të hjek dorë nga këta gjëra të ndyta dhe të pista.
Abdulaziz bin Baz
Përktheu: Enis Arifi