Kjo është një çështje me të cilën muslimanët janë sprovuar në kohën e hilafetit Abbasij. Këtë thënie se Kur’ani është i krijuar e mbështet sekti i devijuar Mu’tezilij dhe mu këta janë ata që thonë se Kur’ani është i krijuar. Në atë kohë kur dijetarët dhe muslimanët në përgjithësi u sprovuan, ishte një njeri i cili u bëri ballë sprovave dhe maltretimeve për ta ndryshuar mendimin dhe për të thënë se kinse Kur’ani është i krijuar, por tërë këta sprova dhe maltretime nuk e ndryshuan që të qëndrojë deri në fund duke thënë se Kur’ani është fjalë e All-llahut të cilën e ka zbritur.
Janë argumentuar një grup i dijetarëve se Kur’ani nuk është i krijuar, por është fjalë e All-llahut, duke e përmendur faktin se “Njeriu” është përmendur në Kur’an në tetëmbëdhjetë vende dhe në të gjitha këta vende (ajete) thuhet se njeriu është i krijuar, ndërsa është përmendur “Kur’an-i” në pesëdhjetë e katër vende (ajete) dhe në asnjërin prej tyre nuk thuhet se Kur’ani është i krijuar, ndërsa janë përmendur që të dy, pra fjala “Kur’an” dhe fjala “Njeri” në fillim të Sures “er Rahman” ku All-llahu thotë: “Mëshiruesi. Ia mësoi Kur’anin. E krijoi njeriun”. (er Rahman 1-3)
Nga: es-Sujuti
Përktheu: Enis Arifi