A lejohet kastrimi i maceve?

by Uniteti-Admin
Pyetje dhe përgjigje, shenjë pyetjeje

Çështja e kastrimit të maceve lidhet me parimin islam të mëshirës ndaj kafshëve. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka bërë obligim mirësinë në çdo gjë.” (Sahih Muslim). Gjithashtu, në hadithe të sakta përmenden kafshë që lejohet të vriten për shkak të dëmit që shkaktojnë, si miu dhe qeni i tërbuar, kjo tregon se largimi i dëmit është një parim i njohur në Sheriat.

Sa i përket kastrimit (sterilizimit) të maces në veçanti, dijetari ibn Uthejmin është pyetur për këtë çështje dhe ka thënë se, nëse macet janë të shumta dhe shkaktojnë shqetësim/dëm, dhe procedura nuk i dëmton ato, atëherë nuk ka problem me kryerjen e saj, ai e konsideron këtë më të mirë sesa të arrihet deri te vrasja e tyre për shkak të shqetësimit.

Prandaj, përfundimi është se kastrimi ose sterilizimi i maces me mjete ose ilace nuk konsiderohet i ndaluar në mënyrë absolute. Ai mund të lejohet kur ka një nevojë ose dobi të arsyeshme, si kontrollimi i shumimit të pakontrolluar, shqetësimet e vazhdueshme ose dëme të tjera. Megjithatë, procedura duhet të kryhet në mënyrë profesionale dhe pa shkaktuar vuajtje të panevojshme kafshës.

Pra, nëse qëllimi është një dobi reale dhe ruajtja e maces, ka bazë të vlefshme te dijetarët për lejimin e saj.

Përmblodhi: Enis Arifi

Të tjera