Ndalohet mbytja e milingonës përveç nëse ajo shkakton dëm, dhe atë duke u argumentuar me hadithin e
të Dërguarit ﷺ ku thotë: Ndaloi i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mbytjen e katër gjallesave:
milingonës, bletës, qukapikut dhe larashit. 1
Thotë Ibn Akil në “ElFusul” – Nuk lejohet mbytja e milingonave, prishja e shtëpisë së tyre, apo të dëmtohen
të njëjtat me qëllim, po ashtu nuk lejohet mbytja e bretkosës.
Ndërsa, nëse milingona është e dëmshme, atëherë bëhet përjashtim dhe lejohet mbytja e saj, por jo duke
e mbytur me zjarr apo diç që mundon.
Shedad ibn Evsi ka thënë: “Dy gjëra i kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ: “Allahu ka
urdhëruar që ndaj çdo gjëje të sillemi me mirësi, ndaj kur të vritni, bëjeni vrasjen në mënyrën më të mirë,
e kur të therni, therni në mënyrën më të mirë, çdonjëri le ta mprehë mirë thikën dhe le ta qetësojë
kafshën.”2
Është pyetur dijetari Ibn Baz për milingonat e shumta që gjenden në shtëpi, ka thënë: Nëse janë të
dëmshme lejohet mbytja e tyre, përndryshe jo.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pesë lloje
kafshësh janë të dëmshme, andaj vriten edhe brenda kufijve të Haremit: miu, akrepi, korbi, qifti, dhe qeni
sulmues i dëmshëm.”3
Siç shihet në hadith i Dërguari ﷺ lejoi mbytjen e tyre si shkak i dëmit që vjen nga ta, andaj çdo insekt,
apo kafshë, qoftë milingonë, kacabu (lloj bubreci i zi), mushkonjë, që është e dëmshme, merr të njëjtin
trajtim.
Allahu e di më së miri.
Përmblodhi: Senad Ramadani
A lejohet mbytja e milingonës nëse ajo nuk bën dëm
42
previous post