A lejohet prishja e agjërimit për shkak të provimit?

by Uniteti-Admin

Pyetja: Në ditët studentore nuk mund të mësoja dhe ta agjëroja Ramazanin dhe kam ngrënë disa ditë brenda dy ramazaneve, a kam kompensim apo shpagim apo që të dyjat?

Përgjigja: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

Së pari: Agjërimi i ramazanit është njëra nga shtyllat me të cilat është ngritur Islami, transmetohet nga ibn Umeri (radijallahu anhu) të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari (salallahu alejhi ve selem):

بُنِيَ الإِسْلامُ عَلَى خَمْسٍ : شَهَادَةِ أَنْ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ ، وَإِقَامِ الصَّلاةِ ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَالْحَجِّ ، وَصَوْمِ رَمَضَان.

“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, shkuarja në haxh, dhe agjërimi i ramazanit.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pra, kush e lë agjërimin ai ka lënë një shtyllë prej shtyllave të islamit, dhe ka bërë mëkat prej mëkatëve të mëdha, disa kanë thënë se ai ka bërë kufër, Allahu na ruajt nga kjo.

Ka thënë Dhehebiu në librin ”El-kebair” f.64:

“Tek besimtarët është e vendosur se kush e le agjërimin e Ramazanit duke mos qenë i sëmurë apo pa ndonjë arsye që i lejon atij prishjen e ajërimit, është më i keq se zinahqari dhe alkoolisti, disa edhe dyshojn në islamin e tij dhe mendojn se është i pa fe dhe i degjeneruar.”

Së dyti: Të ngrënurit për shkakt të provimeve, është pyetur shejh ibn Baz (rahimehullah) dhe është përgjigjur:

“Nuk i lejohet atij që e ka obligim agjërimin, të haj në Ramazan për shkak të provimeve, për arsye se kjo nuk është prej arsyeve të sheriatit, ai duhet të agjërojë dhe të mësoj gjatë natës, nëse e ka të vështirë gjatë ditës.

Duhet që profesorët gjatë provimeve të jenë tolerantë me studentët dhe t’i bëjnë provimet jashtë muajit të Ramazanit, kështu që t’i bashkojnë dy arsye; për arsye të agjërimit dhe për arsye të përgatitjes për provime.

Është transmetuar nga i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) të ketë thëne:

“O Allah kush e merr për detyrë një çështje të umetit tim, e është i butë me ata, bëhu i butë me atë, e kush merr për detyrë një çështje të umetit tim dhe ua vështirëson atyre, vështirsoja Ti atij.” Transmeton Muslimi.

Porosia ime për përgjegjësit e provimeve: Të jenë të butë me studentët dhe të mos i bëjn provimet në muajin e Ramazanit, por le t’i bëjnë para ose pas tij. Lus Allahun (xheleshanuhu) që tu jep të gjithëve sukses.

“Fetava shejh ibn Baz” v.4.f.223.

Gjithashtu është pyetur komisioni i përhershëm:

Do të hyjë në provim në Ramazan, provim i cili do të zgjatë gjashtë orë e gjysmë dhe do të ketë vetëm 45 min. pushim. Në këtë lloj provimi kam hyrë në vitin e kaluar por nuk kisha mundësi që të koncentrohem për shkak të agjërimit. A më lejohet mua që të ha në ditën e provimit?

Dhe janë përgjigjur:

Nuk lejohet ngrënia në bazë të asaj që ke përmendur dhe është e ndaluar, sepse arsyeja që ke përmendur nuk është prej arsyeve që e lejojnë ngrënien në Ramazan.

“Fetava lexhnetu daimeh” v.10.f.240.

Së treti: Sa i përket kompensimit ka nevoj për shtjellim:

Nëse ke ngrënë duke menduar se ngrënia është e lejuar për shkak të provimeve, e ke obligim kompensimin, sepse arsyetohesh për këtë mendim të gabuar që kishe dhe nuk e kishe për qëllim të bëje mëkat.

E, nëse ke ngrënë duke e ditur, se kjo gjë është e ndaluar, e ke obligim të pendohesh dhe të ndjesh keqardhje dhe të vendosësh të mos kthehesh në këtë mëkat të madh përsëri.

Ndërsa kompensimi; Nëse ke ngrënë gjatë ditës pasi të kesh filluar agjërimin, të obligohet kompensimi, e nëse nuk ke agjëruar që nga fillimi, nuk e ke obligim kompensimin, të mjafton pendimi i sinqertë dhe ti duhet të bësh sa më shumë vepra të mira dhe të agjërosh nafile, sepse kjo i plotëson mangësit që kanë ndodhur në farzet.

Së katërti: E ke për obligim të pendohësh tek Allahu që e ke vonuar kompensimin gjatë këtyre viteve, sepse është obligim për atë që ka kompensim ta kryej para se të vij Ramazani i vitit të ardhshëm, e nëse do e vononte atëherë do të bënte gjynah, dhe a e ke obligim shpagimin (ushqimi i të varfërve për çdo ditë) për këtë vonesë?

Ka mos pajtim mes dijetarëve dhe më e afërt është se nuk e ke obligim, e nëse do ta bëje këtë (ushqimin e të varfërve) do të ishtë më mirë.

Rezyme e përgjigjes:

E ke për obligim kompensimin nëse ke menduar se ngrënia të lejohet për shkak të provimeve dhe nuk e ke obligim kompensimin me shpagim.

Lusim Allahu që të pranoj pendimin tuaj.

Allahu e din më së miri.

IslamQ&A

Përktheu dhe përshtati: Suad Hoxha

Të tjera