Pyetje: Çka është dispozita Islame nëse një njeri imagjinon dhe paramendon gjëra të ndaluara (harame)… sikurse është rasti nëse një njeri imagjinon se është duke vjedhur, ose është duke bërë amoralitet me një femër dhe ky e din se vet ai s’do t’a kishte bërë atë vepër që është duke e imangjinuar nëse atij i lehtësohet që t’a bëj?
Përgjigje: Ajo që ndodh brenda njeriut sikurse janë mendimet e ndryshme, ose siç është rasti kur njeriu imagjinon se vjedh, bën amoralitet apo pin alkool, ose diç të ngjashme, mirëpo nuk vepron në vepër diçka prej asaj që e ka imagjinuar, në këtë rast atij kjo gjë i falet dhe në këtë rast ai nuk ka gjunah duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit (Paqja dhe mëshira qofshin mbi të): “Allahu ia ka falur Umetit tim atë që flitet në brenditë e tyre, përderisa atë nuk e flasin, ose nuk veprojnë sipas asaj” dhe poashtu Hadithi i Pejgamberit ku ai thotë: “Kush dëshiron që të bëj një vepër të keqe dhe nuk e bën atë, atij nuk i shkruhet ajo vepër” dhe thuhet në një tekst tjetër “I shkruhet atij një vepër e mirë, sepse e ka lënë për shkakun Tim (të Allahut)”. Kjo don të thotë që kush e len një vepër të keqe të cilën ka dashur që t’a bëj dhe këtë e len vetëm për hir të Allahut, atij Allahu do t’i shkruaj një vepër e mirë, ndërsa nëse e len atë vepër të keqe për shkaqe tjera, atëherë atij nuk i shkruhet vepër e keqe dhe as nuk i shkruhet vepër e mirë dhe kjo është mirësi prej Allahut (subhanehu ue teala) dhe prej mëshirës së Tij për robërit e Vet.
Fetava bin Baz 5/424
Përktheu: Enis Arifi