A pranohet agjërimi i një femre pa mbulesë?

by Uniteti-Admin

Pyetja: Unë jam një vajzë e pa mbuluar, a e prish kjo agjërimin tim?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: Besimtarja është e obliguar që të mbulohet dhe këtë e kemi përmendur në përgjigjet e mëparshme.

Së dyti: Nëse gruaja nuk mbulohet, ajo është mëkatare tek Zoti i saj, ndërsa agjërimi i saj, është në rregull, sepse gjynahet, e prej tyre është edhe lënia e mulesës, nuk e prishin agjërimin por pakësohet nga shpërbilimi i tij, ndodhë që edhe të mos ketë fare shpërblim.

Ne të ftojmë ty, që t’i përmbahesh mbulesës, me agjërim, sepse nuk është qëllimi i agjërimit vetëm largimi nga ushqimet por qëllimi i agjërimit është edhe ndalimi nga mëkatet, për këtë Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Nuk është agjërimi vetëm abstenim nga ushqimi dhe pijet, me të vërtet agjërimi është abstenim nga fjalët e kota dhe të fëlliqura.” [1]

Le të jetë agjërimi yt nxitje në adhurimin e Allahut (subhanehu ve teala) dhe largim nga ajo që ka ndaluar.

Lusim Allahun që t’ju jep sukses në atë që e dëshiron dhe është i kënaqur Ai.

Allahu e di më së miri.

IslamQ&A

Përktheu dhë përshtati: Suad Hoxha.

 


[1] Hakimi dhe Albani e cilësoi si të vërtetë në “Sahih el-xhami”.

Të tjera