Prej thënieve të Krishterëve është se thonë: ”Mesihu[1] është i biri i Allahut” , disa të tjerë thonë “Ai (Mesihu) është Allahu” dhe thonë të tjerë “Ai është i treti i treshit” dhe në këtë mënyrë e kanë adhuruar Mesihun (Paqja qoftë mbi të). Allahu i kundërshtoi këto thënie të tyre dhe ua kundërshtoi Shirkun që e kishin bërë, ashtusiç ka thënë në Ajetin Kur’anor: “Ata (Krishterët dhe Jehudët) i morën Ahbarët (priftërinjtë jehudij) dhe Ruhbanët (murgjit e krishterë) për zotëra përpos Allahut edhe (për Zot e morën) Mesihun birin e Merjemit. Ata nuk ishin të urdhëruar përveçse që të adhurojnë një Zot, s’ka që meriton të adhurohet tjetër përpos Atij, i lartësuar është Ai prej asaj që ata i bëjnë Shirk”. (et Teube 31)
Allahu e kundërshtoi adhurimin që ata ua përkushtonin murgjërve të Krishterë dhe priftërinjëve Jehudë, por edhe adhurimin që ata ia përkushtonin Mesihut.
Ata e adhuruan Mesihun dhe e ngritën në pozitën e Zotit dhe nga ana tjetër ia mveshën atij Cilësitë e Allahut. Thotë Allahu: “Dhe kur i tha Allahu: “O Isa biri i Merjemit a ti u the njerëzve: “Na merni neve dyve, mua dhe nënën time si zotëra përpos Allahut?” Ai (Isa) tha: “I lartësuar qofsh, nuk më takon mua që të them atë që nuk është e vërtetë”. (el Maide 116)
Me këtë tregohet se adhurimi është gjë që duhet t’i përkushtohet vetëm Allahut me sinqeritet dhe duke mos i shoqëruar Atij në adhurim asgjë dhe askënd. Kjo qartësohet më mirë në vijim: “Unë nuk ju thashë atyre asgjë, përveç asaj që Ti më ke urdhëruar, që t’a adhurojnë Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj”. (el Maide 117)
Sa i përket adhurimit të murgjërve të Krishterë dhe priftërinjëve Jehudë, ky adhurim konsiston në bindjen ndaj asaj që ata ua lejonin dhe që ua ndalonin njerëzve, pra kur thonin priftërinjtë se një gjë që Allahu e ka quajtur haram është hallall dhe për një gjë që Allahu e ka quajtur hallall, ata u thonin njerëzve se është haram, pra kjo ishte ajo që Allahu e ka quajtur adhurim përpos Allahut.
Në kohën e Pejgamberit (Paqja qoftë mbi të) e kishte pranuar Islamin Adij bin Haatim i cili paraprakisht kishte qenë i Krishterë. Ai erdhi tek Pejgamberi edhe e lexoi Ajetin Kur’anor: “Ata (Krishterët dhe Jehudët) i morën Ahbarët (priftërinjtë jehudij) dhe Ruhbanët (murgjit e krishterë) për zotëra përpos Allahut…” dhe tha: O i Dërguar i Allahut, ne nuk i kemi adhuruar ata. Pejgamberi i tha: “A nuk ishit ju ata që e bënin hallall atë që Allahu e ka bërë haram dhe bindeshi ndaj tyre dhe e bënit hallall… dhe që ju bënin haram atë që e ka bërë Allahu hallall dhe ju bindeshi?” Ai u përgjigj tha: “Po”. Pejgamberi i tha: “Ky është adhurimi që ju ua keni bërë atyre (priftërinjëve)”. (Transmeton et Tirmidhi)
Kjo na e qartëson se kush i përkushton Allahut një adhurim dhe në këtë adhurim i shoqëron dikë tjetër ka bërë Shirk. Edhe bindja në gjunah ndaj dikujt tjetër është sikurse adhurim ndaj ndonjë Zoti tjetër.
Kjo gjë është e qartë dhe i mjafton si argument secilit i cili e lexon fjalën e Allahut (subhanehu ue teala): “Allahu nuk mori djal dhe as që kishte me Atë ndonjë Zot”. (el Mu’minunë 91)
Allahu ua kundërshtoi të krishterëve këto fjalë dhe vepra dhe i kundërshtoi të gjithë që adhurojnë dikë tjetër pos Allahut me çfarëdo adhurimi. Mirëpo ky lloj i njerëzve e urrejtën Teuhidin dhe e pranuan Shirkun dhe e dashtën atë, ata i dashtën edhe pasuesit e Shirkut dhe i sheh pasojat e kësaj sëmundje, aq sa sheh devijime dhe aq sa sheh se sa njerëzit mjaftohen me injorancë dhe me cytje të Shejtanit. S’ka shërim prej kësaj sëmundje përveç se të zhvishemi prej epsheve dhe ekstremizmit dhe kthimit tek Ajetet e qarta të Teuhidit. Me këtë Teuhid me të cilin janë dërguar të gjithë Pejgamberët siç ka thënë Allahu: “O ju njerëz veçse ju ka ardhur Këshilla prej Zotit tuaj dhe shërim për atë që është në gjoksa, e që është udhëzim dhe mëshirë për besimtarët”. (Junus 57)
Dhe ka thënë Allahu: “Thuaj: “O ju pasues të librave (Krishterë dhe Jehudë) ejani tek një fjalë që është e barabartë mes nesh dhe jush, që mos të adhurojmë askë përpos Allahut dhe mos t’i bëjmë Shirk Atij dhe as që të marim njëri tjetrin për Zotëra përpos Allahut”. (ali Imran 64)
Nga AbdurRahman bin Hasen bin Muhamed ibn AbdulUehab
Përktheu: Enis Arifi