Pyetja: Kush udhëton gjatë muaji të Ramazanit dhe ai është agjërueshëm, a është më mirë për të ngrënia apo vazhdimi i agjërimit?
Përgjigja: Falënderimi i takon vetëm Allahut.
Të katër medh-hebet dhe shumica e sahabëve dhe tabi’inëve kanë thënë se: lejohet agjërimi gjatë udhëtimit dhe se agjërimi është valid, kurse nëse agjëron, agjërimi i tij është i pranuar dhe i plotësuar. Shiko “Meusuatu el-fikhije” v.28 f.73.
Ndërsa cila është më mire (agjërimi apo prishja e agjërimit gjatë udhëtimit), është në detaje në vazhdim:
Gjendja e parë: Nëse agjërimi apo ngrënia janë të barabarta, d.m.th nuk ndikon agjërimi negativisht në të, në këtë rast agjërimi është më i mirë për atë, duke u bazuar me argumentet në vijim:
1. Transmetohet nga Ebu Derda (radjiallahu anhu) të ketë thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ve selem) në muajin e Ramazanit në nxehtësin më të fortë, derisa çdo kush nga ne kishte vendosur dorën e tij mbi kokë nga nxehtësia e fortë dhe asnjëri nga ne nuk ishtë agjërueshëm përveç të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem) dhe Abdullah ibn Revahah”. Transmeton Buhariu nr.1945 dhe Muslimi nr.1122.
2. Është më e shpejt që ta kryej obligimin, sepse kompensimi vonohet, ndërsa kryerjes së obligimit i jepet përparësi.
3. Është më lehtë për të obliguarin me agjërim në të shumtën e rasteve, për arsye se agjërimi dhe ngrënia me njerëzit është më lehtë se sa agjërimi vetëm.
4. E arrin kohën e vlefshme (të begatshme), e ajo është në Ramazan, ndërsa ramazani është më i mirë se muajt tjerë, sepse në të është obliguar agjërimi.
Pra me këto argumente edhe imam Shafiu (rahimehullah) ka thënë se agjërimi është më mirë për atë për të cilin agjërimi dhe ngrënia janë të njejta.
Gjendja e dytë: Të jetë ngrënia më e lehtë për të, në këtë rast themi se ngrënia është më e mirë për të. Nëse agjërimi e mundon udhëtarin, atëherë në këtë rast agjërimi është i papëlqyer, sepse kryerja e vështirësive duke pasur lehtësime të bën të ndihesh sikurse refuzon lehtësimin nga ana e Allahut (xheleshanuhu).
Gjendja e tretë: Nëse agjërimi i sjell vështirësi të mëdha, në rastin e këtij, agjërimi bëhet haram për të. Për këtë kemi argument hadithin që e transmeton Muslimi nga Xhabir ibn Abdilahu (radijallahu anhuma) se: “Kishte dalur i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) në vitin e çlirimit të Mekkës në Ramazan dhe kishte agjëruar deri kur ka arritur te Kura’a el-Gamim (vend afër Mekkës) dhe njerëzit ishin duke agjëruar, pastaj i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) kërkoi një enë me ujë dhe e ngriti derisa të gjithë njerëzit e shikonin duke pirë. Pastaj i thanë: Disa njerëz vazhdojn të agjërojnë, e ai tha: Ata janë gjynahqar, ata janë gjynahqar”. Ndërsa në transmetimin tjetër: “Dhe i është thënë atij: Me të vërtët disa njerëz i mundon agjërimi dhe ata të shikojn ty se çfarë do të bësh. Atëherë, ai kërkoi një enë me ujë, pas kohës së ikindisë”. nr i hadithit 1114.
Pra i cili agjëron duke pasur vëshitrësi të madhe si ghynahqar. Shiko: “Sherh el-mumti’” i shejh Muhamed ibn Uthejminit (rahimehullah) v.6 f.355.
Ka thënë Neveviu dhe Elkemal ibn Elhumam: “Hadithet që tregojnë se ngrënia është më e mirë se agjërimi, duhet dedikuar atyre që u bën dëm agjërimi, në disa hadithe është shprehur qartë kjo çështje dhe patjetër kështu duhet të kuptohet, në mënyër që të bëhet mbledhja mes haditheve, e kjo është më mirë se sa braktisja e disa haditheve apo derogimi duke mos patur argument të qartë. Kurse, ata të cilët e barazuan agjërimin dhe ngrënien janë argumentuar me hadithin e Aishës (radijallahu anha) se: Hamza ibn Amr el-Eslemi (radijallahu anhu) i ka thënë të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem): A të agjëroj në udhëtim? (ishte prej atyre që agjëronin shumë)? Iu përgjigj duke thënë: “Nëse dëshiron të agjërosh, atëherë agjëro, kurse nëse dëshiron të hash, atëherë ha”. Mutefekun alejhi.” Meusuat el-fikhije v.28 f.73.
IslamQ&A
Përktheu: Suad Hoxha