Këto janë disa dispozita të lidhura me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, lus Allahun që të jenë të dobishme për të gjithë.
1- Dispozita e agjërimit të këtyre ditëve:
Agjërimi i këtyre ditëve është sunnet, ngase është transmetuar nga Ebu Ejjubi (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin pastaj e pason agjërimin e tij me gjashtë dit të Shevalit, llogaritët si me e agjëruar tërë vitin.”[1] Thotë Ibn Kudame në El-Mugnij: “Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është i pëlqyeshëm te shumë prej dijetarëve.” Thuhet në Enciklopedinë e fikhut: “Shumica e dijetarëve, malikitë, shaafitë, hanbelitë dhe hanefijtë e vonshëm janë të mendimit se agjërimi i gjashtë ditëve pas Ramazanit është sunnet. Është transmetuar nga Ebu Hanifja (Allahu e mëshiroftë) mospëlqimi i agjërimit të këtyre ditëve, qofshin të ndara apo njëra pas tjetrës, kurse është transmetuar nga Ebu Jusufi se është e papëlqyeshme agjërimi i tyre njëra pas tjetrës pa ndërprerje, mirëpo shumica e hanefijve të mëvonshëm nuk shohin diç të keqe në këtë vepër. Thotë Ibn Abidini duke cituar nga autori i El-Hidaje, në librin Et-Texhniis: “Mendimi i zgjedhur është se nuk ka diç të keqe në agjërimin e këtyre ditëve, pasiqë mospëlqyeshmëria ka qenë përshkak se ndoshta disa prej njerëzve e kanë llogaritur këtë agjërim si pjesë të Ramazanit, kështu që llogaritet përngjasim me krishterët, kurse në këtë kohë nuk ka gjasa për diçka të tillë, kurse El-Kasani e ka quajtur të papëlqyeshme agjërimin e ditës së Bajramit dhe pas tij t’i agjëron pesë ditë, mirëpo nëse bën bajram dhe pastaj agjëron gjashtë ditë, nuk është e papëlqyeshme, bile është e pëlqyeshme dhe sunnet…”
2- Veçoritë e agjërimit të këtyre ditëve:
E cekëm se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë se kush i agjëron këto ditë i llogaritet si me agjëruar tërë vitin, këtë e ka shpjeguar duke thënë: “Kush i agjëron gjashtë ditë pas Bajramit i llogaritet se ka agjëruar tërë vitin, kush bën një të mirë i dhjetëfishohet”, kurse në transmetim tjetër thuhet: “Allahu e ka bërë një të mirë të dhjetëfishohet, një muaj janë dhjetë muaj dhe gjashtë ditë e plotësojnë një vit.”[2]
3- Dobitë e agjërimit të këtyre ditëve:
– Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit e plotëson shpërblimin e agjërimit për një vit.
– Agjërimi gjatë Shevalit dhe Sha’banit janë si sunnetet para dhe pas namazeve farz (obligim), kështu që me ato plotësohen mangësitë e mudëshme gjatë agjërimit obligativ.
– Vazhdimi i robit me agjërim pas Ramazanit është prej shenjave të pranimit të veprave që i ka bërë gjatë Ramazanit.
4- Disa çështje në lidhje me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit:
– Është e pëlqyeshme që njeriu të fillon me agjërimin e këtyre ditëve menjëherë pas Bajramit.
– Është e lejuar që njeriu t’i agjëron këto ditë brenda gjithë muajit dhe nuk obligohet që t’i agjëron një pas një, sepse Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nuk e ka kushtëzuat këtë në asnjë hadith.
– Nuk është i obliguar që t’i plotëson gjashtë ditë, kush ka mundësi t’a bën këtë e bën dhe kush nuk ka mundësi nuk ka mëkat, sepse Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai që agjëron agjërim vullnetar (nafile) është udhëheqësi i vetes së tij, nëse dëshiron agjëron dhe nëse dëshiron e prish agjërimi.”[3]
– I lejohet njeriut t’i agjëron këto ditë para se t’i kompensoj ditët në të cilat e ka prishur agjërimin gjatë Ramazanit për ndonjë shkak të pranueshëm në Sheriat, ngase koha e kompensimit të këtyre ditëve është e gjërë dhe dijetarët kanë thënë se kjo çështje i ngjan çështjes së namazeve sunnet para namazit farz, d.m.th njeriut i lejohet të meret me një vepër jo të obligueshme në rast kur koha e veprës e cila na obligohet është e gjërë.
– Poashtu i lejohet që t’i agjëron këto ditë të hënave dhe të enjteve, kështu që i vepron dy vepra të pëlqyeshme, agjërimin e gjashtë ditëve dhe agjërimin e ditës së hënë dhe të enjtes. Ky është njëri prej mendimeve të dijetarëve, edhe pse në këtë çështje ka më shumë mëndime.
– Nuk i lejohet njeriut që të agjëron ndonjë ditë të Shevalit duke bashkuar në nijetin e agjërimit të saj agjërimin e gjashtë ditëve dhe agjërim të ndonjë ditës që duhet ta kompensoj të Ramazanit (kaza).
Përmblodhi dhe përktheu: Ali Ashani
[1] Muslimi (2/822), Ebu Davudi (2433), Tirmidhiu (1164) dhe Ahmedi (5/417).
[2] Nesai dhe Ibn Maxheh në Sahih et-Tergib (1/421), kurse Ibn Huzejme e ka transmetuar me këto fjalë: “Agjërimi i Ramazanit dhjetëfishohet, kurse gjashtë ditët e plotësojnë një vit.”
[3] Thotë Neveviu ne el-Mexhmu’u: “Zinxhirin e ka të mirë”.