Agjërimi i muxhahidave…

by Uniteti-Admin

Pyetja: A lejohet për muxhahidët të hajnë në Ramazan edhe pse ata nuk janë udhëtar?

 

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut.

 

Po, lejohet për muxhahidët të hajnë gjatë muajit të Ramazanit për të qenë të fortë në luftë edhe nëse janë në qytetin e tyre, sepse agjërimi i dobëson gjatë luftës dhe në këtë mënyrë do të ngadhnjenin armiqtë.

Ky është njëri nga dy mendimet e imam Ahmedit, mendim të cilin e zgjodhi ibn Tejmije dhe dy nxënësit e tij, ibn Muflihi dhe ibn Kajjimi dhe dijetarë tjerë. Shiko  librin ((Elfuru’a)) e ibn Muflih v.3 f.28.

Është transmetuar nga i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) që lejon ngrënien për shkak të xhihadit.

Nga Ebi Seid el-Hudrij (radijallahu anhu) thotë: “Kemi udhëtuar me të Dërguarin (salallahu alejhi ve selem) për në Mekke (d.m.th. çlirimi i Mekkës) dhe ne ishim duke agjëruar, deri sa jemi ndalur në një vend, atëherë i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) tha: I jeni afruar armikut dhe ushqimi ju bën më të fortë. Kjo ishte lehtësim për ne, e disa prej nesh agjëruan e disa e ndërpren agjërimin. Pastaj jemi ndalur në një vend tjeter, e prap tha:  Do të gdhini do ta takoni armikun, kurse ushqimi ju forcon, prandaj hani. Kjo ishte urdhër, andaj hëngrëm.” Transmeton Muslimi nr.1120.

 

Ndërsa në Sunenin e Ebu Daudit transmetohet nga disa shokë të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem) të kenë thënë: “E kemi parë të Dërguarin (salallahu alejhi ve selem) i urdhëronte njerëzit gjatë udhëtimit, në vitin e çlirimit, të hajnë dhe ka thënë: Forcohuni kundër armikut tuaj.”

Ka thënë për këtë hadith ibn Haxheri në “Telhis el-habir”: “E ka cilësuar si të saktës Hakimi dhe ibn Abdulberri.”

Këto dy hadithe të lartëpërmendura tregojnë se urdhëri për t’u ushqyer nuk ishte për shkak të udhëtimit, por ishte për tu forcuar ne xhihad.

Ka thënë Ebu Elvelid el-Endelusi në librin ((Elmunteka fi sherh el-Muveta li imam Malik)): “Thënia: “Forcohuni kundër armikut tuaj“,  kjo ishte shkaku që ata të hajnë… sikur të ishte për shkak të udhëtimit nuk do të kishte thënë: “Forcohuni kundër armikut tuaj“, por do të thoshte se kjo është për shkak të udhëtimit.”

Ka thënë el-Munavi në librin ((Fejd el-kadir)): “Do të gdhini” d.m.th. do të takoni armikun në mëngjes, ndërsa në transmetimin tjetër “Jeni afruar armikut tuaj”, është marrë si justifikim i afrimit me armikun dhe nevojën e tyre për forcë, me të cilën do ta takojnë armikun, ngrënia këtu është për shka të xhihadit, e jo për udhëtim, sikur edhe të takonin armikun në vendin e tyre dhe duke pasur nevojë që të jenë të fortë me ushqim, atyre i lejohet ngrënia në bazë të asaj që është thënë.

 

Allahu e din më së miri.

IslamQ&A

 

Përktheu dhe përshtati: Suad Hoxha

Të tjera