Pyetje: Ka 14 muaj që unë jamë e sëmurë nga sheqeri shkallës së dytë , që për ndryshe llogaritet si shkallë fillestare e kësajë sëmundje dhe nuk ka nevojë për insolinë(gjlpërë që e përdorin të sëmurit nga sheqeri). Unë nuk përdori ilaçe por tentoj shërimin me pasimin e një rregullorje ushqimore dhe ushtrimeve të caktuara.
Përgjigja: Është e lejuar që i sëmuri të mos agjërojë në muajin e Ramazanit nëse agjërimi e dëmton atë apo i jep vështirësi të mëdha, apo ka nevojë për përdorimin e ilaçeve të ndryshme të cilat pihen apo hahen.
Thotë Allahu i Madhëruar: “..e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim atëherë le të agjërojë më vonë aq ditë (sa e ka prishur agjërimin)”(Bekare:184).
Gjithashtu Muhamedi(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:”Allahu don t’i merrni lehtësimet ashtu siç urren të bëni mëkate. (Mexhma Ezewaid-hasen)
Sa përket të sëmurëve ato janë tre lloj:
1- I sëmuri i cili nuk ndikohet nga agjërimi, psh. i sëmuri nga gripi, kokëdhimbja, dhimbja e dhëmit e të tjera të kësi lloji, këtij të sëmuri nuk i lejohet që ta prish agjërimin.
2- I sëmuri i cili e ka tepër të vështirë të agjërojë dhe e mundon agjërimi por nuk e dëmton, për këtë është e papëlqyer të agjërojë dhe preferohet ta prish agjërimin.
3- I sëmuri të cilin e mundon agjërimi dhe e dëmton shëndetin e tij, siç janë të sëmurit nga sheqeri, nga veshkët apo ndonjë sëmundje tjetër të tillët, këta e kanë haram agjërimin sepse Allahu nuk dëshiron ta dëmton robin e tij, prandaj edhe thotë:“E mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bëmirësit” (Bekare:195).
IslamQA
Përktheu dhe përshtati për botim: Senad Ramadani