Pyetje: 1. Çfarë gjykimi ka personi i cili bën marrëdhënie me gruan e tij perderisa ajo është me menstruacione, apo lehone dhe çfarë duhet të bëj ai?
2. Çfarë gjykimi ka personi i cili bën mardhënie në anus dhe a duhet të shkurorëzohen?
Përgjigje: Falënderimet dhe lavdërimet i takojn vetëm Allahut të madhëruar.
Kur’ani dhe Sunneti na treguan për ndalesën që njeriu të bëj mardhënie me gruan e tij përderisa ajo është me cikël, thotë Allahu i lartmadhëruar:
“وَيَسْأَلونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذىً فَاعْتَزِلُوا النِّسَاءَ فِي الْمَحِيضِ وَلا تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّى يَطْهُرْنَ…”[البقرة: 222]
“Të pyesin ty për ciklin mujor të femrave. Thuaju: “Ajo është e neveritshme…. Prandaj, gjatë kësaj kohe, largohuni prej tyre dhe mos ju afrohi derisa të pastrohen…”
Dhe ka thënë Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) përderisa është pyetur ne lidhje me qëndrimin dhe kënaqjen me gruan e cila është me cikël mujor:
“اصنعوا كل شيء إلا النكاح“
“Bëni me ato çfarë të doni përveç aktit intim”, d.m.th mardhënie intime.
Dhe gruaja lehone e ka të njëjtin gjykim sikurse gruaja që është me cikël mujor, prandaj ai i cili bën marrëdhënie me gruan e tij me qëllim dhe me dije përderisa ajo është me cikël apo lehone duhet të pendohet tek Allahu subhanehu ve teala.
Disa dijetarë kanë thënë që përveç pendimit duhet edhe të shpaguaj, duke dhënë lëmoshë një dinar apo gjysmë dinari prej ari, vlera e një dinari është 4.5 gr ari.
Për këtë janë argumentuar metransmetimin e ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të): se i Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë për atë i cili bën mardhënie me gruan e tij duke qenë ajo me menstruacione:
“يتصدق بدينار أو بنصف دينار”
Jep lëmoshë një dinar apo gjysmë dinari “.
Dijetarët kanë rënë në mospajtim në lidhje me korrektësin e këtij hadithi dhe se a është kjo thënie e Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të apo e sahabiut.
Sido që të jetë është më mirë të punohet me këtë hadith.
Ndërsa sa i përket marrëdhënieve anale gjithashtu është e ndaluar, haram duke u bazu në fjalën e Allahut të lartmadhëruar:
“فَإِذَا تَطَهَّرْنَ فَأْتُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ أَمَرَكُمُ اللَّهُ” [البقرة: 222].
“E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu“. Do të thotë në vaginë dhe ajo është vendmbjellje, këtë e përforcon fjala e Allahut të lartmadhëruar ku thotë:
“نِسَاؤُكُمْ حَرْثٌ لَكُمْ فَأْتُوا حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُم” [البقرة: 223].
“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi… “
Gjithashtu kanë ardhur hadithet që i ndalojn mardhëniet anale, dhe se anusi nuk është vendmbjellje, por është vend i fëlliqësirave dhe është obligim qe të largohet nga kjo dhe se kënaqësia në të është në kundërshtim me natyrën e shëndoshë.
Pra ai i cili bën mardhënie anale me qëllim duke qenë ne dije se është haram duhet të pendohet tek Allahu i lartmadhëruar dhe të kërkoj falje për këtë, ndërsa ai cili është në padijeni duhet ti tërhiqet vërejtja dhe të mësoj se është e ndaluar, haram dhe nuk duhet shkurorëzuar, kjo fjalë nuk ka bazë tek dijetarët dhe se ky mendim është tek popullata. Nuk i lejohet gruas t’j bindet burrit nëse ai kërkon një gjë të tillë (marrëdhënie anale), nëse burri këmbëngul atëher gruaja duhet të kërkoj shkurorëzim dhe mos ta rrespektoj burrin në mëkat ndaj Allahut.
Allahu e di më së miri.
Data e fetvas 20/11/1425 h.
Shejh Abdurrahman El-Berrak
Përktheu: Suad Hoxha