Kanë pasur polemikë dijetarët se cilët kanë qenë ajetet e para Kur’anore që kanë zbritur.
Prej mendimeve më të njohura janë:
Mendimi i parë i cili është më i vërtetë dhe thotë se ajetet e para që kanë zbritur janë ajetet e Sures “el Alak” prej( 1-5) “Lexo në emër të Zotit tënd i Cili të ka krijuar” dhe deri te fjala e All-llahut “Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte” dhe ky mendim transmetohet nga Buhariu, Muslimi dhe Aishja (radijAll-llahu anha).
Mendimi i dytë është se e para ka zbritur Surja “el Mudeththir” me ajetin “O ti i mbuluar” përpara se të zbrit Surja “el Alak”, ndërsa disa dijetarë i kanë bashkuar këta dy thënie duke thënë se ajetet e para që kanë zbritur dhe që e kanë lajmëruar Muhamedin për Pejgamberinë e tij janë ajetet nga Surja “Lexo në emër të Zotit tënd i Cili të ka krijuar” , ndërsa ajetet nga Surja “el Mudeththir” janë ajetet e para që e urdhërojnë Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) për thirrje.
Mendimi i tretë është se surja e parë që ka zbritur është Surja “el Fatiha”.
Mendimi i katërt është se ajeti i parë që ka zbritur është: “Në emër të All-llahut, Mëshiruesit Mëshirbërësit”
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Nëna e besimtarëve, Aishja (radijAll-llahu anha) e cila ka thënë se në fillim kanë zbritur suret e shkurta në të cilat përmendet Xheneti dhe Xhehenemi, derisa Islami gjeti vend në zemrat e besimtarëve dhe më pastaj zbritën ajetet që kanë të bëjnë me hallallin dhe haramin.
Thotë Ali ibn el Husejn se surja e parë që ka zbritur në Mekke është Surja “Lexo në emër të Zotit tënd i Cili të ka krijuar” dhe surja e parë që ka zbritur në Medine është Surja “el Mutaffifin” dhe surja e fundit që ka zbritur është Surja “et Teube””. Surja e parë që Pejgamberi e ka shpallur haptaz në Mekke është Surja “en Nexhm”.
Nga Es-Sujuti
Përktheu: Enis Arifi