Akti i martesës pa dëshmitarë

by Uniteti-Admin

Pyetja: Nëse një vajzë i thotë një djali të pranova për burrë timin, ndërsa djali i thotë unë të marr për grua dhe për këtë kam dëshmitarë Allahun, por pa prezencën e përgjegjësit të vajzës dhe dy dëshmitarëve. Dhe pas këtij akti bëjnë dasëm dhe martohen, a është kjo në rregull apo jo?

Përgjigja: Thotë Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) : “Nuk ka nikah (akt martese) pa prezencën e veliut (përgjegjësit të vajzës) dhe dy dëshmitarëve”  (IrvaElGalil – hadith i vërtetë).
Thotë Imam Tirmidhiu për ata që e marrin për bazë thënjen e IbnAbasit :Nuk ka niqah vetëmse me nijet,”Ua bëjmë të qartë se të parët tanë nga sahabet dhe tabi’inët e kanë qartësuar kuptimin e fjalës së ibn Abasit, se nuk ka nikah pa dëshmitarë”. (Xhami eTirmidhi 235/4).

Prandaj nëse ju ka ndodhur ashtu siç e keni përmendur më lartë, jeni të obliguar ta bëni aktin e martesës sipas Islamit dhe aktin të cilin ju e keni llogaritur si valid, në fakt është akt martese i pavlefshëm.

 

Islam Q&A

Përktheu: Senad Ramadani

Të tjera