Allahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta

by Uniteti-Admin

Disa argumentohen me këtë ajet për t’a arsyetuar neglizhencën e tyre ndaj Fesë së Allahut.

Ndërsa prej kuptimeve të këtij ajeti është (se Allahu i drejtohet muslimanit dhe i thotë):

O musliman, Allahu nuk të ka obliguar me një urdhër, vetëm se pasi që e ka ditur Allahu se ti ke mundësi t’a bësh atë, andaj mos u arsyeto se nuk ke mundësi t’a bësh atë, thotë Allahu:

(ألايعلم من خلق وهو اللطيف الخبير)

“E si mos t’a dijë Ai, i cili ka krijuar çdo gjë dhe është i informuar hollësisht.”[1]

O ti i ri, Allahu të ka urdhëruar që ta ulësh shikimin dhe ta ruash nderin, pasi që e din se ke mundësi ta bësh këtë, me ndihmën e Tij dhe kur të ka obliguar me këtë gjë e ka ditur (Allahu) se do të kesh vështirësi.

O ti vajzë e re, të cilën ende Allahu nuk e begatuar me bashkëshort, kur Allahu të ka obliguar me përqëndrim dhe kontrollim të sjelljeve dhe ruajtjes së nderit tënd, e ka bërë këtë pasi që e din Ai se ti ke mundësi ta bësh këtë vepër. Padyshim se në disa obligime ka një lloj vështirësie, mirëpo “Ai i cili duron Allahu e bën të durueshëm”[2], e udhëzon dhe ia përmirëson gjendjen.

Atëherë, nuk na takon neve që t’a arsyetojmë veten tonë dhe të ikim nga përgjegjësia duke patur mundësi që t’i kryejmë obligimet tona ndaj Allahut dhe duke e ditur se “Allahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta”[3].

 

Dr. Ijad Kunejbi

Përktheu: Ali Ashani

 

 


[1] El-Mulk:14.

[2] Buhariu dhe Muslimi.

[3] El-Bekare:286.

Të tjera