Me të vërtetë dashuria, mirësjellja, butësia dhe durimi ndaj tjetrit është metodologji e muslimanit të mirë, metodologji nëpër të cilën ai ec, e praktikon, punon sipas tij dhe e përhap atë duke iu bindur me këtë urdhërit të Allahut. Pra ky imam i ehli sunetit dhe xhematit e këshillon me amanete birin e tij në natën e martesës dhe ia mëson të drejtat e ndërsjella dhe i thotë:
“O biri im, ti nuk do ta arrish lumturinë në jetën tënde, përveç nëse nuk pajisesh me cilësi në raport me bashkëshorten tënde…mësoi përmendësh dhe kujdesu për ta”:
E para dhe e dyta: Me të vërtetë gratë e duan shfaqjen e dashurisë, pra mos u bë koprac në shfaqjen e dashurisë ndaj saj. Nëse ti bëhesh koprac ajo do të bëj mes teje dhe mes saj një pengesë të ftohtë dhe mangësim në dashuri.
E treta: Gratë nuk e duan burrin e ashpër dhe të rreptë dhe ata e shfrytëzojnë burrin e dobët dhe të butë, pra ti pajisu me çdo cilësi në vendin e duhur të vet, sepse kjo është më afër dashurisë dhe është përfituese e rehatisë.
E katërta: Gratë duan prej burrit të njëjtën çka burri e don prej gruas, siç janë fjalët e mira, kujdesi për pamjen e mirë, pastërti të teshave, era e mirë, pra bëhu i tillë në çdo rast.
E pesta: Gruaja dëshiron ta përfiton burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj, pra ki kujdes që mos ta vendosësh veten tënde në të njëjtën peshojë me ata…ose ti ose familja e saj…ajo edhe nëse të zgjedh ty përpara familjes së saj, ajo prap do të ngel në mes dhe kjo do të reflektohet negativisht në jetën e përditshme.
E gjashta: Gruaja është krijuar nga briri i shtrembër dhe kjo është fshehtësia te bukuria e saj dhe fshehtësia e atraktivitetit të saj dhe kjo nuk është mangësi, “Mbulesa e diçkaje të mangët është zbukurim për të”. Ti mos u zbraz ndaj asaj duke i thënë se ka gabuar duke u bërë i pamëshirshëm dhe të mundohesh ta drejtosh bririn e shtrembër, dhe mundimi për ta drejtuar është thyerje e saj dhe thyerja e saj është divorci. As mos lejo që nëse gabon të vazhdon shtrembëria edhe më tej dhe të mos bëhet e butë me ty e as të mos të ndëgjon, por bëhu me atë mesatar.
E shtata: Gratë janë krijuar që të përmbysin të mirat e burrit dhe të shkelin të mirat. Nëse ti çdoherë i ke bërë mirë dhe vetëm njëherë i ke bërë keq, do të thotë: “Prej teje kurrë s’kam pa hajr“, mos lejo që këtë ta përsërit dhe ti të largohesh prej asaj. Nëse urren ndonjë sjellje të asaj, do të jesh i kënaqur me ndonjë sjellje tjetër te saj.
E teta: Gruaja kalon nëpër periudha të lodhjes trupore dhe lodhjes psiqike, për këtë shkak Allahu i ka ngritur një varg obligimesh prej saj, siç është rënia e obligimit të namazit plotësisht nga ajo, poashtu edhe agjërimi derisa t’i kthehet shëndeti dhe kthjelltësia. Pra bëhu i mençur në këta periudha (menstruacioni dhe lehonie) me atë dhe ashtusiç Allahu ia ka lehtësuar asaj obligimet, edhe ti poashtu pakësoi urdhërat dhe kërkesat ndaj saj.
Përktheu: Enis Arifi