Ashtusiç meshkujt në mesin e tyre flasin për disa çështje dhe tabu tema, poashtu edhe gratë muslimane kanë hise (pjesë) që në mesin e tyre të diskutojnë për këtë gjë, siç është harmonia bashkëshortore, mirësjellja me bashkëshortin. Ishte Umm Ijas bint Auf bin Alem esh Shejbani që kur Amr bin Hixhr mbreti i Kindes u fejua me bijën e saj dhe erdhi koha e martesës, ajo u vetmua me bijën e saj dhe këshilloi me një amanet me të cilin u themelua jeta e lumtur bashkëshortore dhe se çka ka ajo për obligim ndaj burrit të saj dhe i tha: “Oj bija ime, nëse amaneti do të lihej për shkak të edukatës, do ta kisha lënë, por është përkujtim për neglizhentin dhe preventivë për të mençurin, dhe nëse gruaja nuk është e nevojshme për burrë, edhe prindët e saj do të ishin të panevojshëm. Nevoja ekstreme e tyre për atë e kanë bërë të panevojshëm për të, por gratë për burrat janë krijuar dhe burrat për gratë janë krijuar”.
Oj bija ime, ti u largove nga atmosfera e cila ke dalë dhe lae prapa jetën që e jetove për një çerdhe që nuk e njeh, dhe një shoqërues që nuk e njeh dhe është bërë me pushtetin që ka mbi ty mbikqyrës dhe mbret. Bëhu ti për atë robëreshë, ai do të bëhet rob. Mësoi dhjetë gjëra që do të jenë mjet për ty.
E para dhe e dyta: Frikërespekt me kënaqsi dhe bindje me ndëgjim.
E treta dhe e katërta: Kushto kujdes syrit dhe hundës së tij, mos të sheh tek ti pjesë të mangëta dhe as tu nuhas përveçse erë të mirë.
E pesta dhe e gjashta: Kushto kujdes kohës së tij të gjumit dhe ushqimit, sepse uria është irituese dhe vonimi i gjumit është trazues hidhërues.
E shtata dhe e teta: Ruajtja e pasurisë së tij, dhe kujdesi për shërbetorët dhe familjen e tij. Kujdesi për pasurinë të sjellin pozitë të lavdëruar tek ai dhe mirësjellja në familje të sjellin rregull dhe menaxhim.
E nënta dhe e dhjeta: Mos e kundërshto urdhërin e tij, mos ia zbulo fshehtësitë e tij ndaj dikujt tjetër. Ti nëse e kundërshton urdhërin e tij ia djeg gjoksin dhe nëse ia zbulon fshehtësitë nuk mund të sigurohesh nga tradhëtia e tij, ki kujdes mos shpreh gëzim kur ai është i brengosur dhe as mos e prish fytyrën tënde kur ai është i gëzuar.
Përktheu: Enis Arifi