E udhës është që femra të jetë e kënaqur me faktin se ajo është femër dhe duhet ta din se është gjë pozitive ekzistimi i diferencave mes meshkujve dhe femrave. Pra femra duhet ta çmoj faktin se mbi atë duhet të gjykohet në bazë të devotshmërisë, intelegjencës dhe jo të gjykohet në bazë të pamjes së saj. Islami është alternativa më e kënaqshme për çdo femër që dëshiron ta plotësoj anën e saj personale dhe spirituale, duke mos i neglizhuar familjet e tyre.
Kodi i veshjes për femrat dhe meshkujt
Me qëllim që të ruhet integriteti familjar dhe shoqëror, muslimanët janë të obliguar që t’u përmbahen disa rregullave të cilat shoqërisë perëndimore iu duken restriktive. Në Islam të dy gjinitë janë të obliguar që në publik të vishen me tesha modeste dhe të gjëra dhe të largohen prej situatave në të cilat ata eventualisht do të vetmohen me gjininë e kundërt dhe në këtë mënyrë duke u larguar nga rënia në sprovë ose keqkuptim.
Femra muslimane mbulohet e tëra, prej në thembër dhe deri në majë të kokës, sepse ajo e tëra është e bukur dhe tërheqëse për gjininë e kundërt. Këta restriksione nuk vlejnë kur ajo është në prezencë të familjarëve të saj, por ajo mbulohet kur del në publik dhe në këtë mënyrë mbrohet nderi i asaj dhe nuk tërheq vëmendjen e epshit të meshkujve.
Ne si musliman jemi të pikëlluar nga eksploatimi vulgar që ia bën perëndimi gjinisë femërore. Në Islam dëshira seksuale konsiderohet gjë normale përderisa është brenda suazave të martesës, mirëpo eksploatimi vulgar dhe keqpërdorimi institucional dhe demokratik që ia bën femrës është i papranueshëm. Ky eksploatim i pistë bëhet nën hijen e demokracisë dhe përfundimisht femrat shiten, apo shesin trupat e tyre për reklamime, për pornografi dhe në këtë mënyrë e shkatërrojnë familjen dhe shoqërinë.
Disa fjalë për poligaminë
Shumë njerëz janë të vetëdijshëm se meshkujt musliman janë të lejuar që të martohen me më shumë se një grua, mirëpo ajo që nuk e dijnë është fakti se Islami ka kusht strikt për trajtimin e barabartë të tyre dhe se gruaja ka të drejtë të kërkoj divorc nëse dëshiron.
Ekzisotjnë edhe fe tjera të cilat e lejojnë poligaminë, bile ekziston në shoqërinë tonë edhe poligami kaotike, siç është ekzistimi i shumë dashnoreve apo prostitucioni e kështu me rradhë. Islami e rregullon shumë mirë çështjen e poligamisë, sepse edhe në përgjithësi numri i femrave është më i madh sesa numri i meshkujve dhe kjo për shumë shkaqe, siç janë luftërat në të cilat shumica e të vrarëve janë meshkuj dhe në këtë mënyrë automatikisht shtohet numri i femrave apo i vejushave, pra këta vejusha në moshë të re kanë nevojë për martesë, sepse martesa është mbrojtje dhe preventivë për femrën.
Përktheu: Enis Arifi