Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Dhe kështu Ne bëmë në çdo fshat (qytet) kriminelë të mëdhenj të ngrenë kurthe. Ata nuk i bëjnë kurthe askujt përveçse vetes së tyre, mirëpo nuk e hetojnë”. (el En’aamë 123)
Thotë Sejjid Kutbi (rahimehullah) për këtë Ajet: “Kjo është ligj i vazhdueshëm i Allahut, që në çdo fshat, gjegjësisht në çdo qytet të madh të ketë aty kriminelë të mëdhenj të cilët marrin qëndrim armiqësor ndaj Fesë së Allahut. Kjo është kështu, sepse Feja e Allahut fillon me zhveshjen e tyre prej pushtetit me të cilin ata e teprojnë ndaj njerëzve, poashtu edhe me faktin se ata kriminelë i bëjnë që njerëzit t’i marrin ata për zotëra pos Allahut dhe t’i shëndrojnë njerëzit nga statusi rob i Allahut në rob të tyre. Ata kriminelë të pejgamberëve dëshirojnë imponimin e pushtetit ndaj besimtarëve dhe prangosjen e qafave të tyre me zinxhira.
E tërë kjo do të kthehet tek Allahu i Vetmi…Zoti i njerëzve…Sunduesi i njerëzve.
Ekzistimi i këtyre kriminelëve të mëdhenj është dëshirë dhe ligj i Allahut dhe kur shfaqet Feja e Allahut, shfaqet armiqësia e kriminelëve të mëdhenj. Mëpastaj thurrin kurthe nëpër qytete dhe frymëzojnë njëri tjetrin me fjalë të zbukuruara e të kota. Nganjëherë edhe ndihmohen prej Shejtanëve prej Xhinëve me qëllim që ta luftojnë të vërtetën dhe udhëzimin.
Kjo është ligj i Allahut dhe betejë e vazhdueshme mes të vërtetës dhe të kotës dhe i tërë arbitrimi i takon vetëm Allahut dhe askujt tjetër.
Nuk ka patur pejgamber prej pejgamberëve, vetëmse është ballafaquar me këta kriminelë dhe teprues dhe se Allahu i qetëson dhe rehaton besimtarët… me të vërtetë sadoqë të fryhet dhe sadoqë të zgjat kjo kurthë e kriminelëve, padyshim se do t’i vijë fundi edhe asaj. Besimtarët në këtë rrugë nuk janë të vetëm, Allahu është mbrojtësi dhe përkujdesësi i tyre dhe Ai u mjafton besimtarëve dhe Ai është që kurthet ua kthen prap kurthexhinjve. “Ata nuk i bëjnë kurthe askujt përveçse vetes së tyre, mirëpo nuk e hetojnë”. (el En’aamë 123)
Pra le të rehatohen besimtarët.
Nga: Sejjid Kutb
Përktheu: Enis Arifi