Arsyet se pse femrat muslimane nuk mbulohen

by Uniteti-Admin

Ështe një dukuri mjaft negative që sot në vendet ku jetojnë muslimanët i gjen femrat muslimane të pambuluara dhe duke e ditur faktin se mu ata vajza janë bija të cilat burojnë prej familjeve të cilat thërriten se janë muslimane, ndërsa nga ana tjetër sheh se ka shumë gjëra prej të cilave Islami është larg prej tyre. Një prej atyre gjërave është mosmbulesa e femrave të cilat thonë se janë muslimane. Padyshim se çdo njeri arsyetohet për veprat që i bën qofshin vepra me vend apo vepra pa vend, pra edhe femra muslimane arsyetohet me arsyet e veta, prej arsyeve më të shpeshta që i ndëgjojmë janë:

  • Arsyeja e parë: Ende nuk jam e bindur se e kam patjetër të mbaj Hixhab (Mbulesë)

Nëse një muslimane arsyetohet kështu, atëherë ne e pyesim atë vetëm dy pyetje.

Pyetja e parë: A je ti motër e bindur me të vërtetë në vërtetësinë e Fesë Islame? Përgjigja do të jetë me siguri, PO. Kjo don të thotë se ajo është e bindur në Shehadetin dhe është e bindur se Legjislacioni Islam është gjëja me të cilën ne si musliman e rregullojmë jetën tonë.

Pyetja e dytë: A është Hixhabi pjesë e këtij Legjislacioni Islam (Sheriati)?

Nëse ajo motër do të jetë e sinqert në përgjigjen e saj dhe ka menduar për këtë çështje, atëherë përgjigja do të jetë, PO. Pra Allahu e ka urdhëruar Hixhabin në Kur’an dhe e ka urdhëruar Pejgamberi në Sunet, pra ky është Allahu i yt të cilin ti e beson dhe ky është Pejgamberi i Tij që të kanë urdhëruar që të vishesh me Hixhab, pra ti si muslimane që beson në vërtetësinë e Fesë Islame, pse nuk vepron sipas asaj që e beson? Thotë Allahu: “Fjalë e vetme e besimtarëve të cilën e thonë ata kur thërriten për tek Allahu dhe tek Pejgamberi që të gjykojë mes tyre është se ata thonë: ”Ndëgjuam dhe respektuam…” (en Nurë 51)

Nëse je e bindur në Islam, përse nuk je e bindur në urdhërat e Islamit?

  • Arsyeja e dytë: Jam e bindur se duhet të vishem me veshjen Islame, mirëpo nëna ime më ndalon që t’a vesh atë, pra unë nëse nuk i bindem nënës time, do të hyjë në Zjarr

Ai person i cili është përgjgigjur në këtë, është krijesa më e mirë e Allahut, Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur ka thënë: “Nuk ka bindje ndaj krijesave në mosbindje ndaj Krijuesit”. (Ahmedi)

Padyshim pozita dhe respekti ndaj prindërve është i lartë, mirëpo Allahu e ka kombinuar këtë respekt me Njëshmërinë ndaj Tij në shumë ajete të Kur’anit. Ka thënë Allahu: “Adhurone Allahun dhe mos i bëni shirk Atij dhe të jeni bamirës ndaj prindërve”. (en Nisaa 36)

Dhe thotë në një ajet tjetër: “Nëse ata (prindërit) të detyrojnë të bësh shirk, atëherë ti mos ju bind atyre”. (el Lukman 15)

Si rrumbullaksim t’a parashtrojmë këtë pyetje: Si i bindesh nënës tënde dhe nuk i bindesh Allahut i cili e ka krijuar nënën tënde?

  • Arsyeja e tretë: Pozita ime në shoqëri nuk më lejon t’a zëvendsoj veshjen e tanishme me veshjen Islame

Kjo femër që thotë kështu është ose e sinqertë, ose është rrenacake në atë që ajo e thotë. A nuk të mjafton fjala e Allahut? “Kush e ka frikë Allahun, Ai i gjen atij rrugëdalje dhe e furnizon atë prej nga ai nuk e pret”. (et Talakë 2-3)

  • Arsyeja e katërt: Në vendin tim është shumë nxehtë edhe s’mund që t’a vesh Hixhabin

Allahu na ka sjellur një shembull: Thuaj: “Zjarri i Xhehenemit është më i nxehtë” sikur të jenë prej atyre që kuptojnë”. (et Teube 81)

Si mund që t’a krahasosh nxehtësinë e verës me nxehtësinë e e Zjarrit të Xhehenemit?!

Mos u burgos në kurthat e Shejtanit që t’i ka përgatitur. Shejtani dëshiron që ti të futesh në Zjarrin e Xhehenemit. Lirohu prej kësaj dhe mendo për diellin si gjë pozitive dhe jo si sprovë, sepse nxehtësia e diellit na kujton intenzitetin e dënimit të Allahut në Xhehenem. Xheneti është i rrethuar me sprova dhe me vështirësi, ndërsa Xhehenemi është i rrethuar me dëshira dhe me epshe.

  • Arsyeja e pestë: Kam frikë se nëse e veshi Hixhabin, pas një kohe do t’a lë dhe nuk do t’a mbajë, sepse kam parë shumë motra që e kanë bërë një gjë të tillë!!!

Ne të themi: Nëse e aplikojmë këtë logjik të gabuar, atëherë s’do të na kishte ngelur asgjë prej Fesë. Do t’a kishim lënë Namazin, sepse shumica e njerëve nuk falen dhe e kanë lënë atë, do t’a kishim lënë agjërimin, sepse shumë njerëz e kanë lënë agjërimin etj. Thotë All-llahu (subahnehu ue teala): “Nëqoftëse u bindesh shumicës që janë në tokë, ata do të devijonin ty nga rruga e All-llahut”. (el En’aamë 116)

  • Arsyeja e gjashtë:  Nëse vishem me Hixhab do të ngeli e pamartuar, prandaj duhet t’a vonoj veshjen e Hixhabit derisa të martohem

Dije motër se secili burrë i cili toleron që ti të dalish në vende publike pa mbulesë Islame, ai burrë nuk meriton që të jetë bashkëshort i yt.

Martesa është bekim prej Allahut që Ai ia jep kujt të dojë. Ka shumë femra muslimane të mbuluara që janë martuar dhe ka një shumicë që nuk janë të mbuluara dhe kanë mbetur pa martuar.

Dije se s’ka bekim në një martesë e cila është e ndërtuar mbi mëkate dhe shfrenim.

  • Arsyeja e shtatë: Do t’a vesh Hixhabin kur do të më udhëzojë Allahu

Ne e pyesim këtë motër se cilët janë hapat që planifikon ajo t’i merr derisa arrin deri te ky udhëzim që ajo e pret se do t’i vijë. Ne e dijmë se Allahu është i Urtë dhe ka krijuar shkaqe për çdogjë. Ky është shkaku se pse i sëmuri i pin ilaçet për t’u shëruar, ose shkaku se pse udhëtari hip në aeroplan për të arritur deri te destinacioni dhe shumë shembuj tjerë. A je prej atyre që e lutin sinqerisht Allahun për udhëzim, apo a je prej atyre që shoqërohen me shoqe të devotshme. Ti si muslimane duhet t’u nënshtrohesh urdhërave të Allahut qoftë në besim apo në çështjet që kanë të bëjnë me Hixhabin. Nëse muslimanja e dëshiron udhëzimin, ajo duhet që t’i merr mjetet e nevojshme për të arritur atë.

Dhe mos harro se Allahu me të vërtetë i din se cilat janë qëllimet tua, pra mos mendo se ti do të keshë mundësi që t’a mashtrosh Atë.

  • Arsyeja e tetë: Ende nuk është koha të vishem me Hixhab, jam ende e re, kur do të rritem edhe pak atëherë do t’a vesh

Motër e nderuar, Meleku i Vdekjes mund të të vij në çdo çast të jetës tënde. Thotë Allahu: “Kur atyre ju vjen koha e vdekjes, ska gjë që mund t’a vonoj atë, e as t’a sjell para kohe”. (el En’aamë 34)

Motër muslimae, mos mendo se nëse je më e re dhe je në moshën e pjekurisë kjo që thua do të luaj rol. Dije se mëkati është mëkat për të gjithë pamarrë parasyshë moshën

Ndalu nga supozimet që ti i ke për në të ardhmen, mos mendo se ata sigurisht do të realizohen! Si mund të garantosh se do të keshë jetë deri nesër?

  • Arsyeja e nëntë: Kam frikë se nëse vishem me Hixhab, njerëzit do të thonë se i përkas ndonjë grupi apo partie

Motër e nderuar, në këtë botë ka vetëm dy parti, ata janë partia e Allahut dhe partia e Shejtanit. Kur ti i ndjek urdhërat e Allahut dhe e vesh Hixhabin, ti atëherë bëhesh partia e Allahut dhe kur ti e zbukuron veten tënde dhe del në publik e zbukuruar ti je duke lundruar në anijen e Shejtanit dhe miqëve të tij që janë prej dyfytyërshve dhe qafirave.

  • Arsyeja e dhjetë: Islamin e kam në zemër, s’kam nevojë që të tjerët të shohin se jam muslimane  e mirë, kjo gjë është relacion i im personal me Allahun

Për të qenë njeriu musliman duhet që t’a ketë besimin në zemrën e tij, t’a dëshmojë këtë me gojë dhe me vepër. Besimi pa vepra nuk bën dobi, ashtusiç nuk bën dobi bërja e veprave të mira pa besim, nëse shkojmë me këtë llogaritje dikush tjetër shumë thjeshtë mund të thotë: “Unë nuk falem e as nuk agjëroj, mjafton Allahun t’a kem në zemër”, por në të vërtetë a mjafton kjo? Assesi nuk mjfaton, por duhet që besimi me zemër të ec paralel me veprimin e veprave.

Përmblodhi dhe përktheu: Enis Arifi

Të tjera