Arsyetimi me injorancë

by Uniteti-Admin

Cilat janë çështjet në të cilat njeriu arsyetohet dhe cilat janë çështjet në të cilat nuk arsyetohet?

Shkaku se pse ka ardhur deri te kjo pyetje më lartë është shkaku se shumica e atyre që kanë folur në këtë çështje kanë shkuar në dy kahje, ose kanë shkuar në ekstremizëm duke thënë se s’ka arsyetim me injorancë në kurrfarë mënyre dhe në kurrfarë rasti, dhe nga ana tjetër grupi i dytë i cili kanë thënë se ka arsyetim me injorancë në çfarëdo rasti, përderisa e kanë bërë të pamundshëm tekfirin individual ndaj dikujt që bën kufër haptaz krahas faktit se ai person e thotë fjalën La ilahe il-lAll-llah dhe ndoshta e fal edhe namazin. Thotë muftiu i tokave të Nexhdit ebu Batini (Allahu e mëshiroftë): “I ka mashtruar shejtani shumicën e njerëzve në këtë çështje ku një grup e kanë quajtur musliman një person rreth të cilit argumentet Kur’anore dhe të Sunetit dhe koncenzusi e kanë quajtur qafir dhe një grup tjetër të cilët e quajnë qafir një person të cilin Kur’ani, Suneti dhe Ixhmaja e quajnë musliman. Pra çfarë musibeti për Islamin janë këta dy grupe”.

Kur themi “injorancë” e kemi për qëllim injorancën apo paditurinë për çështjet bazë të fesë, pa njohjen e së cilës njeriu nuk është musliman, meqë dituria rreth çështjeve bazike të fesë është obligim i patjetërsueshëm për çdo njeri i cili e quan veten e tij musliman. Në përgjithësi injoranca nuk është arsye, sepse sikur të ishte kështu, atëherë injoranca do të ishte më e hajrit sesa dituria, ky pra njëherit  është edhe mendimi i Imam Shafiut.

Është obligim që njerëzit të kthehen tek Kur’ani dhe Suneti për çdo çështje rreth së cilës kanë polemikë, thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Dhe nëse keni mospajtim rreth diçkaje, atëherë kthehuni tek Allahu dhe tek Pejgamberi i Tij”. (en Nisaa 59)

Përsa i përket arsyetimit me injorancë ndahen çështjet në:

  1. Çështje të qarta haptaz (مسائل الظاهرة)
  2. Çështje të fshehura (مسائل خفية)

Çështjet e qarta haptaz:

Rreth këtyre çështjeve  nuk ka arsyetim me injorancë për atë person i cili e quan veten musliman. Këta gjëra të njohura të fesë janë të qarta dhe janë prej gjërave që duhet secili musliman t’i njeh dhe s’ka lehtësim as lëshim për askënd që t’i anashkalojë dhe mos t’i njeh. Në këta çështje argumenti Kur’anor dhe i Sunetit është i qartë dhe nuk ka vend për dyshim e as për shtrembërim të kuptimit. Këtu bëjnë pjesë çështjet që kanë të bëjnë me njohjen e Allahut dhe adhurimin ndaj Tij, pra ky është shkaku për të cilin Allahu na ka krijuar dhe ky është shkaku që Allahu i ka dërguar të gjithë pejgamberët, pra nëse një njeri nuk e njeh Allahun apo nuk e adhuron Atë, nuk llogaritet besimtarë. Poashtu këtu bëjnë pjesë çështjet që kanë të bëjnë me Shirkun e madh i cili e nxjerr njeriun prej fesë, siç është: Përkushtimi i duasë dhe adhurimit dikujt tjetër pos Allahut, ose adhurimi i varezave. Këta që i përmendëm janë prej Shirkut të madh dhe ky është mendimi i ibn Tejmijes, Sheukanit, Is’hak bin AbdurRahamanit, Muhamed ibn AbdulVehabit, Sulejman bin Abdilah etj.

Në çështjet e njohura të Islamit rreth të cilave nuk ka arsyetim me padituri janë: Pesë namazet, Zekati, Haxhi, Agjërimi, ndalesa e amoralitetit (zinasë), ndalimi i alkoolit. Në këtë lloje që i përmendëm s’ka arsyetim për askënd, përveç për atë që e ka pranuar Islamin para një kohe të shkurtër dhe s’ka patur kohë të mjatueshme ta mësoj dhe poashtu arsyetohen ata që jetojnë në ndonjë vend të largët shkretinorë dhe nuk kanë ndëgjuar asnjëherë për Islamin ose jetojnë në ndonjë xhungëll ku s’kanë patur mundësi ta mësojnë Islamin, sepse padituria duke patur mundësi që të mësojë nuk është arsyetim në këta çështje. Thotë ibn Rexheb el Hanbeli: “Nëse bën amoralitet (zina) dikush që jeton në vend musliman në mesin e muslimanëve dhe e arsyeton veten e tij me injorancë duke thënë se nuk e ka ditur se zinaja është haram, kjo fjalë nuk pranohet prej tij, sepse ai në këtë rast gënjen haptaz edhe nëqoftëse esenca tek ai është se me të vërtetë nuk e ka ditur një gjë të tillë”. Në gjëra të cilat njeriu nuk arsyetohet dhe nuk është patjetër që të ngrihet argumenti ndaj tij janë çështjet që kanë të bëjnë me kufrin dhe shirkun, siç është përkushtimi i kurbanit për dikë tjetër pos Allahut, ose tallja me Allahun, me Kur’anin ose tallja me Pejgamberin tonë ose tallja me cilindo qoftë pejgamber të Allahut, qoftë Isa, Musa, Davudi, Nuhi etj. Kufri dhe sharja apo tallja e njërit prej tyre është kufër që nxjerr prej fesë dhe nuk arsyetohet, mosbesimi në njërin pejgamber është sikurse mosbesimi në të gjithë ata në përgjithësi.

Çështjet e fshehura:

Me çështje të fshehura nënkuptohen çështjet për të cilat duhet që njeriut t’i ngrihet argumenti dhe t’i  qartësohen dhe largohen dyshimet.

Në këta çështje bëjnë pjesë: Çështjet që kanë të bëjnë me emrat dhe cilësitë e Allahut. Thotë Imam Shafiu: “Allahu ka emra dhe cilësi të cilat s’guxon askush t’i kundërshton dhe kush kundërshton pasiqë t’i ngrihet argumenti ka bërë kufër, ndërsa përpara se të ngrihet argumenti arsyetohet me injorancë dhe kjo është përshkak se dituria rreth këtyre gjërave nuk arrihet me logjikë dhe as me shikim dhe me mendim…”. Ky është mendimi i Imam Shafiut, por vlen të përmendet fakti se s’ka arsyetim me injorancë në të gjitha emrat dhe cilësitë e Allahut, ashtu siç edhe ka thënë Imam Shafiu, pra ka arsyetim me injorancë në emrat dhe cilësitë të cilat nuk mund të perceptohen vetvetiu me logjikë, pra pa mos lexuar apo ndëgjuar ajet apo hadith, siç është çështja e ngritjes së Allahut mbi Arsh ose duart e Allahut etj. Nëse njeriu ka injorancë rreth cilësive të Allahut të cilat janë të kapshme për trurin pa mos lexuar ajet ose hadith, siç është Dituria e Allahut ose Ekzistenca e Tij, në këtë rast njeriu nuk arsyetohet assesi, sepse kjo është një gjë të cilën duhet ta dijnë të gjithë njerëzit dhe s’ka arsye në paditurinë e dikujt në këta cilësi.

Thotë Imam ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë): “Nuk arsyetohet askush në mosnjohjen e tij ndaj Krijuesit të vet, sepse është obligim i të gjithë krijesave ta njohin Zotin e tyre dhe ta njohin Teuhidin…”.

Thotë Kadi Ijad: “Janë të pajtimit të gjithë muslimanët rreth tekfirit ndaj atij që e bën hallall vrasjen e muslimanit pa të drejtë, ose që e bën hallall pirjen e alkoolit dhe zinanë”.

Thotë Muhamed ibn AbdulVehabi (Allahu e mëshiroftë): “Atë të cilën ju e përmendni prej fjalëve të ibn Tejmijes se ai i cili mohon këtë dhe këtë dhe ju më pastaj pyetni për ato taguta dhe pasuesit e tyre se a është ngritur argumenti ndaj tyre apo jo?! Kjo është çudi e çudirave! Si mund që të dyshoni në këtë kur unë j’ua kam qartësuar këtë shumë herë edhe ajo është se ai të cilit nuk i është ngritur argumenti është ai që e ka pranuar Islamin para një kohe të shkurtër ose ai që jeton në një shkretirë të largët…”

Vazhdon Muhamed ibn AbdulVehabi dhe thotë: “Ndërsa bazat e fesë të cilat Allahu i ka qartësuar në Librin e Tij, për këtë argument i Allahut është Kur’ani, pra kujt i arrin Kur’ani i ka arritur argumenti. Por esenca e problemit është se  ju nuk e kuptoni dallimin mes ngritjes së argumentit dhe kuptimit të argumentit, se me të vërtetë shumica e qafirave dhe munafikëve nuk e kanë kuptuar argumentin e Allahut edhe pasiqë u është ngritur argumenti, mu ashtusiç ka thënë Allahu i Lartësuar: “A mos vallë mendoni se shumica e tyre (jobesimtarëve) ndëgjojnë apo logjikojnë, ato janë sikurse kafshët, por edhe më të humbur ”. (el Furkanë 44)

Poashtu thotë Muhamed ibn AbdulVehabi (Allahu e mëshiroftë): “Kur njeriu, individi thotë diçka që mund të jetë kufër, nuk duhet të gjykojmë mbi atë se është qafir përpara se të ngritet mbi të argumenti se ajo vepër është kufër, kjo është përsa u përket çështjeve të fshehta rreth të cilave ndoshta mund të jetë i fshehur argumenti tek disa njerëz, ndërsa ajo në të cilën bien shumë njerëz në çështje që janë të qarta haptaz ose në gjëra që janë obligim të dihen patjetër, në këtë rast nuk duhet ndalur nga tekfiri ndaj thënësit të një gjëje të këtillë”. (ed Durer es Sennije 4/244)

Disa janë argumentuar se ibn Tejmija e ka arsyetuar thënësin e fjalëve të shirkut dhe nuk e ka bërë tekfir përderisa t’i çohet argumenti dhe të largohen pengesat, një gjë e tillë nuk është e vërtetë se ibn Tejmija e ka patur për qëllim, ashtusiç  e qartëson këtë Muftiu i tokave të Nexhdit, dijetari i njohur ebu Batin i cili thotë: “Ai i cili bën ndonjë vepër prej veprave të shirkut dhe se atij nuk i thuhet qafir ose mushrik përderisa të ngrihet ndaj atij argument i Islamit…kjo është një gjë të cilën nuk e ka thënë ibn Tejmija në çështjet që kanë të bëjnë me shirkun e madh ose adhurimin e dikujt tjetër pos Allahut, por këtë e ka thënë ibn Tejmija për çështjet që janë të fshehura ashtusiç e thamë më lartë”.

Thotë dijetari i Nexhdit Sulejman bin Suhman (Allahu e mëshiroftë): “Sa i përket tekfirit individual nuk ka kurrfarë pengese që dikush të bëhet tekfir nëse prej atij ka dalur ndonjë vepër e cila e patjetërson që të bëhet tekfir. Me të vërtetë adhurimi i Allahut Një dhe mosbërja ortak ndaj Tij janë prej gjërave të njohura të fesë Islame, pra kujt i arrin thirrja e Pejgamberit dhe i arrin Kur’ani vetëmse ndaj tij është ngritur argumenti. Ndërsa sa u përket çështjeve me të cilat nuk bëhet tekfir njeriu përderisa të ngrihet argumenti dhe kjo është për çështjet ixhtihadije në të cilat ka mundësi që të jetë i fshehur argumenti te dikush. Sa u përket adhuruesve të varrezave ata tek të parët tanë quhen teprues (ekstremistë) sepse vepra e tyre i ngjan veprës së krishterëve që e kanë tepruar në adhurimin e pejgamberëve dhe njerëzve të mirë”. (ضياء الشارق)

Sa u përket pengesave në tekfir ato ndahen në dy lloje:

  • Pengesa tekfiri në vepruesin
  • Pengesa tekfiri në veprën e vepruesit

 

  1. Pengesa tekfiri në vepruesin: Këtu bëjnë pjesë
  • Injoranca të cilën e qartësuam më lartë.
  • Gabimi i gjuhës siç është rasti kur njeriu gabon dhe flet fjalë kufri prej gëzimit të madh dhe nuk e din se ka folur fjalë kufri, siç është fjala e atij i cili e ka humbur deven në shkretirë dhe kur e gjen thotë: “O Allah Ti je robi im dhe unë jam Zoti yt” në vend që të thotë “O Allah Ti je Zoti i im dhe unë jam robi yt” dhe për këtë ka dëshmuar Pejgamberi se ka gabuar prej gëzimit të tepërt.
  • Te’uili poashtu është prej pengesave të tekfirit, siç është te’uili i disa sekteve siç janë sekti Eshari, Maturidi, Murxhi etj ndërsa sa i përket te’uilit në shirk të madh, ky lloj i te’ulit nuk pranohet dhe as nuk meret parasysh.

AbdurRahman bin Hasen duke sqaruar se arsyetimi me gabim, dyshim apo te’uil nuk është arsyetim në çështje që kanë të bëjnë me kufrin dhe shirkun e madh thotë: “Secili qafir llogaritet se ka gabuar edhe mushrikët patjetër të kenë ndonjë te’uil, ata besojnë se madhërimin që ata ua bëjnë njerëzve të mirë (evlijave) është prej veprave të mira dhe nuk e dijnë se me teprimin e tyre dhe ndërmjetsimin që e kërkojnë prej tyre ata bëjnë shirk dhe nuk janë të arsyetuar me gabim apo te’uil”.

 

Nëse njeriu ka bërë kufër me fjalë apo me vepër nuk është patjetër që të jetë vetdijshëm se ka bërë kufër dhe ka dalur prej feje, sepse në shumicën e rasteve askush nuk dëshiron që të dal prej feje, pra njeru del prej feje dhe nuk e din se ka dalur prej rrethit të Islamit. Disa pre argumenteve në këtë temë janë:

  • “Nëse i pyet, ata do të thonë: “Ne vetëm kemi lozur dhe jemi tallur“Thuaj: “A me Allahun, me ajetet e Tij dhe me Pejgamberin e Tij ju talleni? Mos u arsyetoni se keni bërë kufër pasiqë keni besuar”. (et Teube 65-66)
  • “O ju që keni besuar mos i ngritni zërat tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe as mos iu drejtoni atij me fjalë ashtusiç i drejtoheni njëri tjetrit dhe kështu t’i shkatërroni veprat tuaja duke mos e hetuar (se i keni shkatërraur)”. (el Huxhuratë 2)
  • “Ata i kanë marë për evlija(të dashur) shejtanët përpos Allahut  dhe janë duke supozuar se janë të udhëzuar”.(el A’raafë 30)
  • “Ata ndalojnë prej rrugës së Allahut dhe mendojnë se janë të udhëzuar”. (ez Zuhruf 37)

 

  • Detyrimi me dhunë (Ikrah): Kagjasa që njeriu të jetë i detyruar me dhunë që të bëj kufër duke iu kërcënuar se nëse nuk bën haptaz kufër përpara tyre, ata do ta vrasin apo do ta dënojnë. Kjo paraqet pengesë në tekfirin ndaj atij, thotë Allahu: “Përveç atij që është i detyruar me dhunë dhe zemra e tij është e mbushur me iman”(en Nahl 106)
  1. Pengesa tekfiri në veprën: Kjo don të thotë që vepra të jetë e qartë se është kufër dhe mos të ketë kurrfarë dyshimi se është kufër, sepse tekfiri është prej fesë dhe është njëkohsisht gjë e rrezikshme dhe nuk lejohet njeriu që t’ia lehtësojë vetes së tij dhe të bëj tekfir me epsh dhe pa mos i plotësuar kushtet dhe pa mos i larguar pengesat.

Përgatiti : Enis Arifi

Referencat:

” “الدرر السنية في الأجوبة النجدية

سليمان بن سهمان “ضياء الشارق ”

“فتاوى الأئمة النجدية”

ابي العلاء بن راشد- التقديم: صالح الفوزان “عارض الجهل”

“ضوابط التكفير المعين” ابي العلاء بن راشد- التقديم: شيخ صالح الفزان

 

 

 

 

 

 

 

Të tjera