Pas një kohe martese të gjatë apo të shkurtër, ndiejnë disa bashkëshorte se ato janë pranë një njeriu tjetër me të cilin janë lidhur për të më parë, fjalët e bukura mungojnë në fjalorin i tij dhe lavdërimi nuk e din rrugën për në gjuhën e tij, si rezultati i vakumit emocional i cili e mbështjell jetën e tyre dhe kërcënon vazhdimin e familjes.
Shkaqet vakumit emocional
Të gjitha hulumtimet, kanë ardhur në përfundim, se gruaja ka nevojë për dashuri dhe butësi më tepër se burri në jetën e saj bashkëshortore dhe andaj shumica e rasteve të shkurorëzimit, shkaku është se bashkëshorti nuk e kupton këtë nevojë natyrore të saj. Nevoja për dashuri dhe butësi nuk është e barabart tek të gjitha gratë, te ndonjëra reflektohet më shumë, kurse tek tjetra më pak dhe ka prej tyre që e vendosin si esencë e lumturis së saj dhe se nuk mund të shkëputet nga ajo.
Ndodhë që boshllëku shpirtëror ta zmadhoj këtë problematikë, ku gruaja vuan nga vakumi emocional dhe ajo ta ndien veten se nuk është tërheqëse për të ose nuk shpreh interesim, nuk ndëgjon nga ai fjalët e shakas, dashurisë dhe të pëlqimit, andaj e rrethojnë brengat dhe pikëllimi, bie viktimë dhe lodhet shpirtërisht dhe psiqikisht, u dorëzohet ndjenjave të ngurta dhe humb harmoninë me bashkërshortin.
Kur e kupton gruaja se bashkëshorti nuk e ka ngopur me ndjenja dhe me mirëkuptim e pasion, e kaplon zhgënjimi i shpresës dhe futet në grindje me të (burrin), për t’ia imponuar mendimin e saj dhe për t’ia ndryshuar zakonet dhe natyrshmërin e tij, krejt kjo për të fituar hisen e saj të dashurisë, pasionit dhe interesimit ndaj saj.
Ky konflikt shtohet dhe pakësohet kohë pas kohe, megjithatë ende ekziston në mesin e tyre, kjo për arsye se nuk janë kuptuar për ta zgjidhur (problemin) që në fillim, një zgjidhje të logjikshme dhe pozitive, pastaj fillon faza e qortimit dhe përhapjes së të metave të njwri tjeterit në ditët e jetës së tyre, ai i përqesh mendimet e saja dhe ajo e përqesh në shijen e kombinimit të ngjyrave, kurse dikur e pëlqenin mendimin dhe moralin e njëri tjetrit!
Ky konflikt i vazhdueshëm përfundon duke e humbur bindjen, besimin në vetën e tij, sa do që të jetë i fortë, shtohet nervoza dhe hidhërimi i partnerit ndaj partnerit të tij, dhe ndodhë që ta urren dhe vazhdon jeta e tyre e mrolur dhe e stërmbushur me lodhje dhe probleme gjithashtu!
Ankesat e shumta të bashkëshorteve janë prej shkaqeve të vakumit emocional për arsye se -siç thojnë ekspertët- ajo ankohet për të përfituar dashurinë e burrit, i cili e llogarit si asgjë dhe përpiqet për të fituar çfarë do sasie të dashurisë dhe dhembshurisë.
Shprehja e dashurisë dhe simpatisë ndaj saj, është zakon që mashkulli nuk e vëren vetëm atëher kur gjërat përkeqësohen, e dikur i kishte në dorë dhe mundej tju shmangej mospajtimeve para se të bienin në labirintin e mospajtimit dhe urrejtjes.
Sikur gruaja të gjente njeriun që e dashuron, i kushton vëmendje asaj dhe i ndëgjon të rrahurat e zemrës së saj sa herë kur ajo është në brengat dhe presionin e jetës së saj bashkëkohore. Sikur ai ta rrethonte atë me përkujdesje dhe pasion dhe ta fiksonte në mendjen e saj, se ajo është prehje për të dhe është bashkëshorte e dashur për të, se nuk mund të qëndroj pa të, duke bashkuar mes fjalëve të ëmbla dhe ndonjë dhurate tërheqëse, ta shikojë atë me përkujdesje sa herë që ajo ka nevoj për të! Pa dyshim do ta gjente atë një grua magjepëse, do t’ia mbushte jetën atij përplot me dashuri dhe do t’i jepte gjërat atij pa kufi, prandaj le ta kupton njeriu i mençur këtë sëmundje të fshehtë, që ta din ilaçin e saj.
Gruaja mundet që me bukurinë e saj, me butësinë dhe sjelljen e mirë ndaj tij, ta bëj që bashkëshorti ta mbushë atë me dashuri dhe butësi, ta mbuloj me dhurata dhe përkujdesje, ta përfitojë zemrën e t’i sundoj ndjenjat e tij, të arrij kënaqësin e tij dhe të jetë ndihmëse në kryerjen e obligimeve që i ka, në formën më të mirë, të bëhet lule e freskët e cila lëshon erë, t’i tërheq të gjitha shqisat e tij kah ajo dhe të burojnë në thellësin e tij të gjitha të mirat dhe dashurija e së cilës nuk i shteret burimi. Kur do që t’ia kesh hapur zemrën dhe i’e përkushtuar bukurisë me fjalë të ëmbëla do ta kesh gjetur njeri të cilit i është shkrirë zemra nga mallëngjimi (për bashkëshorten).
Telenovelat krijojnë krizë:
Gruaja neveritet edhe më shumë kur i shikon telenovelat në të cilat shfaqet jeta bashkëshortore me ngjyrë trëndafili, si me qenë në ëndër, ku secili prej bashkëshortëve është më i butë se tjetri, bile secili është profesionalizuar edhe në mënyrën e thirrjes së bashkëshortit dhe nuk ndëgjon vetëm se atë që pret dhe është e etur për të ndëgjuar nga burri i saj, fjalë dashurie, dashuri të pashembullt, e tërheq vëmendjen e saj princi i cili zbukurohet për gruan e tij. Çështje e cila i mungon në realitet dhe nuk është e kënaqur assesi në jetën e saj të ngurtë e të ftohtë, ku gremina vetëm zgjerohet mes saj dhe bashkëshortit të saj.
Po ashtu as burri nuk është në gjendje më të mirë, vazhdon të qëndroj një kohë të gjatë duke i krahasuar aktoret “tërheqëse” me gruan e tij, duke shpresuar që të e shoh një ditë gruan e tij si ato të bukur, tërheqëse, magjepse, që do ti rrahte zemra dhe mendja e tij çdo herë kur nuk do të ishte me të dhe sa herë që e ndjen se kjo gjë është e pa mundur i rritet tensioni dhe hidhërohet: sikur t’i tregonin njëri tjetrit se nga çka vuajnë do të ishte më mirë për ta, por mos dija e obligimeve që i kanë dhe mos dija e rrugëve për një jetë të lumtur i largon nga rruga e drejtë.
Bashkëshortja jote përgjegjësia yte
Disa bashkëshortë kur janë me shoqërin e tyre apo me njerëzit nëpër tregje, i gjenë të buzëqeshur dhe të butë me ata, nga gjuha e tij dalin fjalët më të ëmbla, sjellja e tij me të tjerët është shumë e mirë, ndërsa i shkreti harron që gruaja e tij është më nevojtare për butësinë dhe fjalët e ëmbla, duke mos i kursyer ato.
Kur kthehet në mbrëmje në shtëp, ai kthehet me fytyrë të mrrolur, flet me seriozitet dhe nuk flet vetëm se fjalë me masë!
Pa dyshim se kjo sjellje vjen nga egoizmi dhe dobësia fetare, me këtë dëshiron ai që të arrijë intereset e kësaj dynjaje dhe dëshiron që të krijojë për veten e tij një reputacion të mirë në mesin e njerëzve, kinse ai është me fjalë më të sinqerta, me fytyrë më të buzëqeshur dhe me sjellje më të mirë, ndërsa brenda shtëpisë qëndron me gruan e tij fytyrë në fytyrë dhe zhduken gjërat që e kanë nxitur ta zbukuron moralin e tij dhe nuk mbetet tek ai asnjë stimulim që të jetë me moral të lartë, përveç nëse kërkon kënaqësinë e Allahut subhanehu ve teala, kurse kjo sjellje kërkon iman të lartë.
Roli i gruas është shumë i rëndësishëm
E nderuara bashkëshorte, para se të mendosh se si ta marrësh të drejtën tënde sa u përket ndjenjave, duhet që t’i mësosh shkaqet të cilat kanë ndikuar që të krijohet kjo zbrazti e vrazhdë dhe t’i përdorësh metodat më të mira që të kthehet burri yt tek ti.
Në shumicën e rastëve ndodhë që gruaja të jetë shkaktare që burri të largohet prej saj, duke e nxitur atë që të mirret gjithmonë me gjërat sekondare, duke e neglizhuar veten e saj dhe duke u sjellë me moral të ulët me të.
Në përgjithësi gruaja ka aftësi ta bëjë që burri i saj të ketë më shumë vëmendje ndaj saj, veçanërisht nëse ai e ndjen se ajo është në anën e tij dhe dëshiron që të jetë me të dhe se ajo është e gatshme të flijohet për të.
Me të vërtetë një grua e zgjuar me bukurinë dhe butësin e saj, me sjelljen e mirë ndaj burrit, mund ta bëj që burri ta mbulon me dashuri dhe të ketë butësi, ta mbush me dhurata, të ketë më shumë përkujdesje ndaj saj, mund ta përfitoj zemrën e tij dhe t’i zotëroj ndjenjat e tij, ta fitoj kënaqësin e tij, të jetë ndihmëse në kryerjen e obligimeve që i ka, në formën më të përsosur.
Përvoja të suksesshme:
Umu Nuhejle thotë me lumturi të plotë:
“Falënderimi i takon vetëm Allahut që ka kaluar jeta ime bashkëshortore me Ebu Muhamedin më shumë se katër vite, duke mos ndryshuar asgjë, përkundrazi kam gjetur tek ai edhe më shumë butësi dhe dashuri në sjelljen e tij ndaj meje, duke i pasur parasysh disa gjëra që do ti përmendi.
Që në fillim jemi pajtuar që puna jonë të jetë vetëm për hir të Allahut, t’i ndihmojmë njëri tjetrit sipas mundësisë, falënderimi i qoftë Allahut që i ka dhënë jetës tonë kuptim dhe hapësirë të gjërë, ndodhin ndonjëherë ndërmjet nesh mospajtimet, por nuk lejojmë që ato të zmadhohen, kur ndodhë ndonjë gjë, zakonishtë unë heshti, kurse ai largohet nga shtëpia për një kohë të caktuar…”, heshti për disa çaste (Umu Nuhejle) pastaj tha duke buzëqeshur:
“Prezenca ime në një familje fetare më ka mësuar shumë, më ka mësuar që ta respektoj burrin dhe ta çmoj atë, nuk e ngre zërin para tij sa do që të jetë problem i madh, kjo më ka ndihmuar shumë që t’i largoj mospajtimet dhe problemet.”
Ndërsa Ebu Muhamedi i cili është tregtar i suksesshëm thotë me buzëqeshje të ngrohtë:
“Si tregtar që jam, kam mësuar që gjithmonë të kërkoj një fitim e ti largohem humbjes sa të kem mundësi, kam mësuar shumë para se të arrij në këtë pozit të mrekullueshme të jetës time, e në veçanti, jetës time bashkëshortore.
Kanë kaluar tetë vite të jetës time bashkëshortore, falenderimi i qoftë Allahut që gruaja ime është e mrekullueshme, secili nga ne e din rolin e tij në rrethin tij të ngushtë dhe sa herë që kemi ndjerë se diçka është turbulluar në jetën tonë, kemi kërkuar burimin (e problemit) dhe jemi ulur për të llogaritur dhe çdonjëri nga ne e shfaqte dhimbjen e tij se çfarë e shqetësonte dhe nuk mbaronte ndeja përveç se i kemi zgjatur njëri tjetrit dorën e ngrohtësisë dhe dashurisë.
Mendoj se sinqeriteti dhe qartësimi se nga çka vuajnë të dy palët, është zgjidhje perfekte e problemeve për kthimin e dashurisë së ngrohtë në jetën tonë, gjithashtu e kam bërë zakon që gruan time ta befasoj me dhurata të ndryshme …”
Dhe për fund, duke e lutur Allahun që të na jep sukses, themi:
Ne shembullin më të mirë e kemi të Dërguarin tonë (sala Allahu alejhi ve selem) edhe pse kishte barrën më të rëndë, shpalljen nga qielli, ai nuk e kishte problem që të sillej butë me gruan e tij, Ajshën (Allahu qoftë i kënaqur me të), e gëzonte dhe i shprehte dashuri dhe kur është pyetur i Dërguari (salaAllahu alejhi ve selem): Kush nga njerëzit është më i dashur tek ti? Ka thënë: “Ajsha ( Allahu qoftë i kënaqur me të “.
Sa madhështor që ishe o i Dërguar dhe sa moral të bukur që kishe!.
Paqja dhë shpëtimi i Allahut qofshin mbi ty.
Husnije Tedrikit
Përktheu dhe përshtati: Suad Hoxha