Përgjigje: Agjërimi në dhjetë ditët e muajit dhulHixhe është më vlerë sesa agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval, pasiqë ka ardhur në hadith të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ku thotë i Dërguari: “S’ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahu (sesa në dhjetë ditët e DhulHixhes)” (Transmeton Buhariu)
Ndoshta kjo është shkaku që shumë prej gjeneratave të hershme sikurse ibn Sirini dhe Katadja e kishin mendimin : “se agjërimi i një dite të dhjetëshit të parë të muajit dhulHixhe është në shpërblim e barabartë me agjërimin e një viti të plotë, pasiqë vetëm agjërimi i ditës së Arafatit (një ditë përpara Kurban Bajramit) është më me vlerë sesa agjërimi i ditës së Ashurasë që i shlyen gjunahet e një viti, ndërsa vetëm agjërimi i ditës së Arafatit i shlyen gjunahet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.”
Nga Dr. AbdulAziz esh Shaj’i
Përktheu: Mr. Enis Arifi