Pyetje: Kam lexuar një hadith nga Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ku lejohet që djali të shikon vajzën që dëshiron ta martojë.
Pyetja ime është: Cilat pjesë të trupit më lejohen t’i shikoj tek ajo?
Përgjigja: Feja Islame i ka dhënë rëndësi të madhe ruajtjes së shoqëris dhe si shkak i kësaj ka urdhëruar që të ulet shikimi dhe ka ndaluar që të shikohet femra e huaj.
Por ekzistojnë disa raste të veçanta ku si shkak i nevojës lejohet shikimi dhe kjo vepër nuk llogaritet mëkat. E ndër këta raste është edhe shikimi me qëllim martese, pasi që ky është një vendim me rëndësi në jetën e njeriut dhe në këtë rast njeriu zgjedh shoqëruesen e jetës.
Transmeton Xhabir bin Abdullah se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju kërkon një vajzë për martesë nëse ka mundësi të shikon tek ajo atë çka e bën që ta martojë le ta shikon”.(EbuDavudi,Hakimi – hasen)
Tregon Mugira ibn Shu’be: “U fejova me një vajzë dhe kur i Dërguari i Allahut dëgjoi për këtë, më pyeti: “A e ke parë”? Unë i thashë: “Jo“. Ai më tha: “Shko dhe shihe, pasi garanton martesë më jetëgjatë”
Ndërsa sa i përket çështjes se çka lejohet të shikohet nga trupi i saj, përgjigja është: Shumica e dijetarëve kan rënë në pajtim se ajo çka lejohet të shikohet është fytyra dhe shuplakat e duarve, ku nga fytyra kupton bukurinë e saj ndërsa nga shuplakat kupton trupin e saj.
Nëse djali dëshiron njohuri më të hollsishme atëherë dërgon motrën apo nënën e tij që ta shikon në pjesët që nuk i lejohet shikimi atij.
IslamQA
Përktheu dhe përshtati për botim: Senad Ramadani