1.1K
- Dhënia e përparësisë bashkëshortes mbi nënën dhe babain: Ky është një problem ku disa njerëz i japin përparësi ndëgjimit dhe bindjes ndaj bashkëshortes më shumë sesa bindjes ndaj nënës dhe dhe babait. E sheh se si i jep përparësi bashkëshortes në çdogjë, bile edhe nëse bashkëshortja kërkon prej tij që t’i nxjerr prindët prej shtëpie, ai edhe do t’i nxjerr. I sheh disa djem se si i shprehin dashurinë gruas në prezencë të prindërve dhe njëkohsisht sillet ashpër me prindët dhe nuk ua jep atyre hakun.
- Largimi prej prindërve kur ata kanë nevojë dhe kur janë pleq: Disa djem kur rriten dhe punësohen në ndonjë punë e cila sjell shumë para, mbeten të preokupuar me vetet e tyre dhe në këtë mënyrë ata harrojnë obligimet ndaj nënës dhe babait.
- Turpërimi prej të përmendurit e prindërve: Kjo është prej gjërave më të shëmtuara që njeriu mund ta bëj ndaj prindërve të vet. E sheh se si një njeri për të arritur pozitë më të lartë në shoqëri nuk e përmend prejardhjen e tij dhe babain e tij, sepse ndoshta babai i tij është i varfër ose vishet me tesha të vjetra. Ka të tjerë të cilët kur prezentohen nuk e përmendin qëllimisht emrin e babait prej turpit. Pa dyshim kjo tregon se ai person ka personalitet të dobët dhe se ka diapazon të ngushtë të të menduarit dhe të logjikuarit.
- Rrahja e prindërve: Kjo është një vepër të cilën nuk e bën vetëmse krimineli më i ashpër dhe zemërvrazhdi më i madh. Ky person ska turp e as mëshirë në zemrën e tij dhe është në nivelin më të ulët njerëzor.
- Bojkotimi i prindërve dhe lënia e bamirësisë ndaj tyre dhe lënia e këshillës nëse ata i bëjnë disa gjunahe: Kjo është një gabim dhe mangësi, sepse bamirësia ndaj prindërve është obligim edhe nëse ata janë jobesimtarë, pra është obligim edhe më i madh bamirësia ndaj tyre nëse ata janë musliman që kanë mangësi.
- Të bëhet njeriu koprrac ndaj prindërve: Ka disa njerëz të cilët janë koprrac ndaj prindërve përsa i përket dhënies së pasurisë në bamirësi ndaj prindërve, bile edhe në raste kur prindët kanë nevojë, ky njeri s’jep dhe bëhet koprrac ndaj tyre.
- Bamirësia ndaj prindërve duke e përmendur këtë bamirësi për syefaqësi: Ka njerëz që u bëjnë mirë prindërve dhe japin prej pasurisë në shërbim të prindërve, por këtë bamirësi e përmendin përpara njerëzve me syefaqësi që njerëzit të thonë se ky person është bamirës ndaj prindërve.
- Vjedhja prej prindërve: Ka prej njerëzve që kur janë në nevojë për pasuri ata vjedhin prej pasurisë së prindërve dhe kjo ndodh duke e shfrytëzuar neglizhencën e prindërve ose pleqërinë e tyre. Prej formave të kësaj vjedhjeje është që biri të kërkojë prej prindit pasuri kinse për të paguar një borxh e më pastaj i shfrytëzon ato para për qëllime tjera.
- Shprehja e brengave dhe dhimbjeve përpara përindërve: Kjo është një formë e keqbërjes ndaj prindërve, veçanarisht ndaj nënës e cila është më zemërbutë dhe më e prekshme ndaj dhimbjeve dhe brengave të fëmijës, ndoshta prindët brengosen dhe ndjejnë dhimbje edhe më shumë se fëmija i tyre.
- Qëndrimi larg prindërve pa lejen e tyre dhe pa nevojë: Ka disa bijë të cilët nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e qëndrimit larg prindërve dhe largohet prej tyre pa leje dhe pa nevojë, duke shkuar në ndonjë shtet tjetër për punë apo për studime me mundësi që studimet t’i kryej në vendin e vet. Qëndrimi larg prindërve shkakton që prindët të dobsohen dhe të mërziten, bile edhe ndodh që ndonjëri prej prindërve të vdes dhe ky person të jetë larg tyre me dëshirën e vet. Ndërsa nëse njeriu ka nevojë që të largohet prej vendit prindërve të tij për punë apo studime ska gjunah nëse mer leje prej tyre.
- Dëshira e birit (bijës) që prindët të vdesin: Ka prej bijëve dhe bijave të cilët dëshirojnë që t’ju vdesin prindët sa më shpejt dhe kjo ndodh për shkaqe të ndryshme si për shembull: nëse prindët janë të pasur, biri (bija) dëshirojnë që ata të vdesin që ata ta trashëgojnë pasurinë e tyre, ose përshkak se prindët janë të varfër ose të sëmurë dhe dëshiron që të “lirohet” prej tyre sa më shpejt, ose dëshiron që ata të vdesin që të jetë më rahat prej mbikqyrjes së tyre.
- Vrasja e prindërve: Ndodh që biri të arrijë deri në atë shkallë që të çojë dorë mbi prindët e vet ose përshkak të injorancës, hidhërimit ose përshkak të dehjes me alkool ose drogë. Mjerë për atë nëse nuk e mëshiron All-llahu.
Këta janë disa prej gjërave që konsiderohen si elemente të asaj që quhet mosrespektim i prindërve, ndërsa së shpejti inshaAll-llah do të dalë në botim një libër me të njëjtën temë dhe do të shpërndahet falas në Sh.Q. Uniteti Islam-Tetovë.
Nga: Muhammed el Hamed
Përktheu: Enis Arifi