Pyetja: Do të doja të më sqaroni me argumente çështjen e formës së namazit tek meshkujt dhe femrat dhe për çdo dallim nëse ka mundësi argument. All-llahu ju shpërbleftë
Përgjigja: Allahun e falënderojmë. Këto jane disa fetva të shkurtuara nga thëniet dijetarëve të Ummetit për pyetjen e parashtruar, lusim Allahu që të na bëj dobi nga ajo që e shkruajmë dhe lexojmë.
(Fetvaja nr.1)
Pyetja: Nëse ka mundësi që të ma tregoni mënyrën e drejtë për uljen e gruas në namaz, poashtu shpresoj të na tregoni mënyrën se si ulen meshkujt në namaz.
Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut. Namazi i gruas është plotësishtë si namazi i burrit në çdo aspekt, në sexhde, në ulje dhe në gjërat tjera dhe kjo për shkak të argumenteve në vijim:
1- Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Faluni ashtu siç më shihni duke u falur” (Buhariu), ky urdhër u adresohet meshkujve dhe femrave.
Thotë Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë): “Ashtu siç u tregua në formën e namazit të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), meshkujt dhe femrat janë të njejtë në formën e namazit dhe nuk ka argument nga Sunneti i cili i përjashton gratë nga kjo dispozitë, bile thënia e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Faluni ashtu siç më shihni duke u falur” i përfshin që të dy palët.” [1]
2- Thënia e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):”Me të vërtetë femrat janë motrat e meshkujve“[2]
Thotë A’xhluni: “Thotë ibn Kattan: Ky hadithi është i dobët nga transmetimi i Aishes, kurse është i vërtetë nga transmetimi i Enesit.”[3]
Thotë El-Hattabi: “Nga dispozitat në hadith: Kur të adresohet dispozita për meshkujt kjo i përfshinë edhe femrat, përpos në vende të veçanta, për të cilën vëçori ka argumente tjera.”
Kanë thënë disa dijetarë: Femra në namaz nuk ulet sikur mashkulli dhe janë argumentuar për këtë me dy hadithe të dobët.
Thotë El-Bejheki: “Janë transmetuar në këtë çështje dy hadithe të dobët, nuk është për tu argumentuar me ndonjërin prej tyre.
Hadithi i A’ta ibn Axhlan dhe hadithi i Ebu Muti’ el-Belhi…(Islam Q&A nr. i fetvase 9276)[4]
(Fetvaja nr.2)
Thotë Shejh Ibn Bazi, si përgjigje ndaj pyetjes së një motre nga Kenija për këtë çështje:
“Falënderimi i takon Allahut. E vërteta është se nuk ka dallim mes namazit të mashkullit dhe namazit të femrës, kurse çfarë kanë thënë disa prej dijetarëve të fik’hut, se ka dallim, për këtë nuk ka argument. Hadithin të cilin e keni përmendur në pytjen tuaj : “Faluni ashtu siç më shihni duke u falur” i përfshin të gjithë dhe kjo vlen për ligjet tjera të Islamit të cilat vlejnë për të dy gjinitë, përpos nëse ka argument për ndonjë veçim… (Nurun ala derb 2799)
Allahu e din më së miri.
Rizgjimi Pyetje&Përgjigje
[1] Forma e Namazit (189).
[2] Ebu Davud (204), Tirmidhi (105) nga hadithi i Aishes dhe Ed-Darimi nga hadithi i Enesit
[3] Keshf el-Hafa’a (1248)
[4] Deri këtu kjo fetva ka të bëjë me pyetjen tonë, kurse pjesa tjetër është në lidhje me dy hadithet e dobët që i përmendëm dhe sqarim rreth dobësisë së tyre.Sh.P.