Dhjetë shkaqet që sjellin dashurinë e Allahut

by Uniteti-Admin

Thotë  Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë): “Kapitull: Shkaqet që sjellin dhe obligojnë dashurinë e Allahut  (ndaj robit) dhe ato janë dhjetë:

–          E para: Leximi i Kuranit me meditim, duke i kuptuar domethënien dhe porositë e tij ashtu që robi t’a mëson përmendësh dhe ta mëson shpjegimin e tij, ashtu që të mëson qëllimin e Allahut (azze ve xhel).

–          E dyta: Afrimi tek Allahu (azze ve xhel) me adhurime vullnetare, sepse kështu robi nga i dashur bëhet edhe më i dashur tek Allahut (azze ve xhel).

–          E treta: Përmendja e Allahut (azze ve xhel) pa ndërprerë, me gjuhë, zemër dhe vepër, sepse hisja e tij prej dashurisë së Allahut mvaret prej përmendjes që ia bën robi Zotit.

–          E katërta: Dhënia përparësi gjërave që i don Allahu (azze ve xhel) para gjërave që ti i don në çastet kur epshi të kaplon, edhe pse kjo është diçka e vështirë.

–          E pesta: Meditimi me zemër rreth emrave dhe cilësive të Allahut, t’i përjeton dhe t’i mëson ato, sepse ai i cili i shëtit nëpër kopshtet e diturisë mbi emrat, cilësitë dhe veprat e Allahut (azze ve xhel) i obligohet dashuria ndaj Allahut (azze ve xhel), prandaj mohuesit e cilësive të Tij dhe Xhehmijtë ishin mu ata të cilët e pengonin rrugën mes zemrës së robit dhe arritjes deri te i dashuri i tij.

–          E gjashta: Përjetimi i mirësisë, dhuntisë, argumenteve të Allahut (azze ve xhel) qofshin të dukshme apo të padukshme, sepse të gjithë këto nxisin dashurinë ndaj Tij.

–          E shtata: Dhe kjo është më e çuditshmja nga të gjitha, thyerja e zemrës dhe dorëzimi i saj përpara Allahut (azze ve xhel) dhe ky botëkuptim nuk mund të përshkruhet, emërtohet dhe thuhet vetëm kështu.

–          E teta: Të vetmuarit me Allahun (azze ve xhel) në kohën kur Ai (azze ve xhel) zbret në qiellin e parë, duke i lexuar ajetet e Tij, me sjellje që janë në përputhshmëri me etikën e adhurimit, duke e përfunduar me Istigfar, kërkim falje dhe pendim të sinqertë.

–          E nënta: Shoqërimi dhe ulja me njerëz që e duan Allahun (azze ve xhel) dhe që janë të sinqertë, ashtu që të përfitosh prej fjalëve të tyre dhe të flasësh vetëm nëse e sheh të sigurt dobinë e asaj që do t’a flasësh, si për veten ashtu edhe për tjerët.

–          E dhjeta: Largimi nga çdo gjë që bëhet pengesë mes zemrës dhe Allahut (azze ve xhel).” (Medarixhu es-Salikin).

 

Përktheu: Sejfullah Sejfuli

Të tjera