Disa avantazhe të Ligjit Islam mbi ligjet e shpikura njerëzore

by Uniteti-Admin

Ligji Islam (Sheriati) karakterizohet me univerzalitetin unik dhe me kuptueshmëri. Allahu ua ka shpallur njerëzve këtë fe përmes Muhamedit (sal lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe për t’a propaguar Islamin deri tek të gjithë njerëzit, arabët dhe joarabët, deri te njerëzit e Lindjes dhe të Perëndimit. Ligji Islam është sistem legjislacioni relevant për çdo familje, çdo fis dhe çdo komunitet dhe çdo shtet. Në fakt Sheriati është legjislacioni univerzal të cilin njerëzit çdoherë e kanë synuar, por s’kanë arritur deri te një gjë e tillë. S’mund të arrihet deri tek një ligj apo deri te një sistem ligjor global përveçse me respektimin e Legjislacionit Islam. Për këtë është dëshmi historia siç shihet në dështimin e Socializmit, Nacizmit, Komunizmit dhe përfundimisht dështimin e Demokracisë.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “O ju njerëz, unë jam i dërguari i Allahut për ju të gjithë”. (el A’raafë 158)

Poashtu thotë: “Ai është i cili e dërgoi Pejgamberin e Tij me udhëzim dhe me fenë e vërtetë që të mbizotërojë mbi të gjitha fetë, edhepse idhujtarët e urrejnë një gjë të tillë”. (et Teube 33)

Në vijim do të përmendim vetëm disa avantazhe të cilat i ka Ligji Islam mbi ligjet njerëzore:

  1. Perfeksionizmi: Ligji Islam e ka përparsinë e perfeksionizmit mbi ligjet që i kanë shpikur njerëzit. Kjo don të thotë se legjislativi Islam është i përkryer dhe ligjet e Sheriatit dhe vendimet legjislative të Sheriatit i plotësojnë kërkesat e shoqërive njerëzore në kohën e tashme dhe në të ardhmen e afërt apo në të ardhmen e largët.
  2. Shkëlqyeshmëria: Principet e Ligjit Islam janë të shkëlqyeshme dhe çdoherë të përshtatshme për çdo standard shoqëror, pamarrë parasysh sa të rritet ai standard.
  3. Përhershmëria (Permanenca): Sheriati Islam për dallim pre ligjeve të shpikura njerëzore dallohet me atë që ligjet Islame janë të përhershme dhe të pandryshueshme dhe nuk janë subjekt i modifikimit, ashtuqë provizionet e Ligjit Islam vazhdojnë që të jenë adekuate në çdo shoqëri në çdo kohë.

 

Dr. AbdulKadir Aude

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera