Disa dobi nga morali i lartë

by Uniteti-Admin
morali

1. Morali i lartë është shkak për hyrjen në xhennet

Transmetohet nga ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se kur është pyetur Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) për gjënë që më së shumti i shpie njerëzit në Xhennet, ai tha:

“Devotshmëria dhe morali i lartë” (Tirmidhiu, Ahmedi, Ibn Hibbani)

2. Morali i lartë është shkak për dashurinë e Allahut ndaj robit

Allahu ka përmendur në Kur’an dashurinë e Tij ndaj atyre të cilët kanë virtyte të larta, si: durimin, bamirësinë, drejtësinë e të tjera. Thotë Allahu i Lartësuar:

 “Allahu i do bamirësit” (el Bekare,195)
“Allahu i do durimtarët” (Ali Imran, 146)
“Allahu i do të drejtit” (Maide, 42)

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem):

“Prej robërve më të dashur tek Allahu janë më të mirët në moralin e tyre”. 
(Hakimi dhe Taberaniju)

3. Morali i lartë është shkak për përfitimin e dashurisë së Pejgamberit 

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem):

“Më i dashuri tek unë dhe më i afërti me mua në Ditën e Gjykimit është më i miri në moralin e tij”. (Tirmidhiu)

4. Morali i lartë është prej gjërave që më së shumti e rëndon peshoren në Ditën e Gjykimit

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem):

“Nuk ka diçka që rëndon peshoren më shumë sesa morali i lartë” (Tirmidhiu dhe Ibn Hibbani)

5. Morali i lartë shumëfishon shpërblimet

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem):

“Me të vërtetë njeriu me moralin e lartë mund të arrinë gradat e atij i cili falet natën dhe agjëron ditën”. 
(ebu Davudi, Ahmedi dhe Hakimi)

6. Morali i lartë është një nga veprat më të mira të robit

Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) iu drejtua ebu Dherrit (radijAllahu anhu) duke i thënë:

“O ebu Dherr, a dëshiron të tregoj për dy gjëra që janë të lehta për tu bërë dhe të rënda në peshore? Tha: Po si jo o i Dërguar i Allahut! Pastaj Pejgamberi (salaAllahu alejhi ue selem) i tha: “Sjellja e mirë dhe heshtja e gjatë. Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, nuk vepron robi diçka më të mirë sesa kjo”. 
(ebu Ja’la, Bezari dhe Taberaniju)

7. Morali i lartë është shenjë për plotësinë e imanit

Transmetohet nga ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (salaAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Besimtari me imanin më të plotë është ai i cili ka moralin më të lartë”. ( Tirmidhiu)

Përktheu: E. Kosumi

Të tjera