Disa gjëra me të cilat mund ta kënaqim Allahun

by Uniteti-Admin

Jeta e kësaj bote është vetëm sprovë dhe është luftë e vazhdueshme mes të vërtetës dhe së kotës. Sprovat e kësaj bote janë të llojllojshme dhe kërkojnë mençuri dhe pjekuri për t’i tejkaluar.

Me të vërtetë edhe çdo sprovë  e ka fundin e vet, ashtusiç në çdo fundi të tunelit ka dalje dhe ka dritë. Për të arritur deri te drita Islame duhet durim dhe sakrificë dhe Allahu është Ai që e ka garantuar shpërblimin e vepërmirëve.

Allahu na ka njoftuar në Kur’an për çdo vepër e cila e kënaq atë dhe na ka njoftuar për çdo vepër e cila e hidhëron Atë.

Në vijim do të përmendim disa vepra të cilat e kënaqin Allahun:

Mëso diçka prej Kur’anit

Respekto prindërit, mësimdhënësit dhe më të vjetërit

Lexo për jetën e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe për shokët e tij

Mëso çdo ditë nga ndonjë emër të Allahut (subhanehu ue teala)

Kërko prej Allahut falje dhe mëshirë

Kryeji obligimet  fetare dhe jetësore

Bëhu i ndëgjueshëm ndaj nënës dhe babait

Bëhu i shoqërueshëm dhe buzëqeshu

Mundohu të mësosh ndonjë Hadith të Pejgamberit dhe ta praktikosh atë

Sillu me të tjerët në atë mënyrë që dëshiron të tjerët të sillen me ty.

Allahu i don ata njerëz të cilët bëjnë vepra duke kërkuar me këta vepra kënaqësinë e Atij, pra mundohu vazhdimisht  në këtë drejtim dhe kur të gabosh, çdoherë kthehu tek Ai, sepse Ai është Falës dhe Mëshirues dhe Ai është Udhëzuesi për në rrugën e drejtë.

Përktheu: Enis Arifi

 

Të tjera