1- Udhëtimi ditën e enjte:
Ka’b ibn Malik thoshte: “Kur donte të dilte për udhëtim, i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem) shumë rrallë nisej në ndonjë ditë tjetër, përveç të enjtes.”[1] Poashtu në hadith tjetër: “Dëshironte që të del në udhëtim ditën e enjte.”[2]
2- Dua’-ja Lamtumirëse:
Transmeton Salimi se Ibn U’meri (radijAllahu anhu) i thoshte atij që dëshiron të udhëton: “Eja që të të them lamtumirë, ashtu siç na thoshte i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem):[ أستودع الله دينك، وأمانتك، وخواتيم عملك], “Në mbrojtjen e Allahut qofshin feja jote, besa jote dhe përfundimi i veprave tua.” [3][4]
3- Përgatitja për udhëtim:
Thotë Allahu: [وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَى], “Dhe furnizohuni me gjërat që u nevojiten për rrugë, ndërsa furnizimi më i mirë është devotshmëria…”[5]
Thotë Taberiu: “Është transmetuar se ky ajet ka zbritur për disa njerëz të cilët kanë udhëtuar pa përgatitje për udhëtim, kështuqë kur ndonjëri prej tyre bënte nijetin dhe vishte ihramat, e hudhte të gjithë përgatitjen që e kishte për udhëtim dhe atë e merte dikush tjetër, andaj Allahu urdhëroi që ai i cili nuk kishte përgatitje, të gjente dhe të furnizohej me të, kurse të tjerët që kishin t’a ruanin atë dhe mos t’a hudhin.”[6]
4- Duaja e udhëtimit:
Është e mirë që njeriu t’a thotë këtë lutje kur niset me mjetin transportues për në udhëtim, qoftë në det, nëpër tokë, apo në ajr. Transmeton Ibn U’meri (radijAllahu anhu) se kur i Dërguari i Allahut hipte dhe drejtohej mbi devenë e tij, thoshte:
الله اكبر, الله اكبر, الله اكبر, سبحان الذي سخر لنا هذا وما كنا له مقرنين , وانا الى ربنا لمنقلبون , اللهم انا نسالك في سفرنا هذا البر والتقوى , ومن العمل ما ترضى, اللهم هون علينا سفرنا هذا , واطوا عنا بعده ,اللهم انت الصاحب في السفر ,
والخليفه في الاهل ,اللهم اني اعوذ بك من وعثاء السفر , وكآبة المنظر ,وسوء المنقلب في المال والاهل
“Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi. I lartësuar qoftë Ai, që i nënshtroi këtë për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi t’a bënim këtë. Ne me të vërtetë tek Zoti ynë do të kthehemi. O Zoti ynë, të lutemi që në udhëtimin tonë të na mundësosh mirësinë dhe devotshmërinë, të bëjmë vepra me të cilat Ti je i kënaqur. O Zoti ynë, na e lehtëso neve udhëtimin tonë dhe na e shkurto rrugën. O Zoti ynë, Ti je shoqërues në udhëtim dhe mbrojtës i familjes. O Zoti im, kërkoj që të më mbrosh nga vështirësitë e udhëtimit dhe pamjet prekëse, dhe nga shndërrimi i keq i pasurisë dhe familjes.” [7][8]
Transmeton Enes ibn Malik se kur i Dërguari (salAllahu alejhi ve sel-lem) kthehej nga udhëtimi thoshte:
[آيِبُونَ ، تَائِبُونَ ، عَابِدونَ ، لِرَبِّنَا حَامِدُونَ], “U kthyem me pendim dhe përkushtim duke i bërë Zotit tonë falënderim.”[9][10]
5- Sjellja e mirë gjatë udhëtimit:
Thotë Neveviu: “Duhet që të sillet mirë dhe më butësi, me shërbetorin, me atë që e drejton devenë, me robin, me lypësin dhe me të gjithë tjerët. Poashtu duhet që t’u largohet polemikave, vrazhdësisë, shtyrjes së tjerëve nëpër vende të ngushta, sipas mundësisë. Poashtu duhet t’a ruaj gjuhën e tij nga ofendimet, përgojimi, mallkimi…”, derisa thotë: “…dhe argumentet e këtyre gjërave janë të njohura, si në Kur’an, ashtu edhe në hadithet e vërteta dhe në konsenzusin e muslimanëve.”[11]
Dijetarët poashtu kanë përmendur edhe disa Sunnete tjera, siç është zgjedhja e shoqëruesve të udhëtimit, të mos udhëtoj njeriu vetëm etj.
Burimi: fikhguide.com
Përktheu: Ali Ashani
[1] Buhariu (2949).
[2] Buhariu (2950).
[3] Estevdiu’llahe dineke ve emaneteke ve havatime amelike. Sh.P.
[4] Ebu Davudi (2600) dhe Tirmidhiu (3443).
[5] El-Bekare:197.
[6] Tefsiri i Taberiut (4/156).
[7] Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber! Subhanel-ledhi sehhare lena hadha ve ma kunna lehu mukrinín ve inná ilá Rabbina le munkalibún. Allahume inná nes`eluke fí seferina hadha el birre vet takva ve minel ameli ma terdá, Allahume hevvin alejna seferena hadha vetvi anna bu’deh, Allahume entes sahibu fis sefer vel halifetu fil ehël, Allahume inní eudhu bike min vaëthais sefer ve keábetil mendhar ve súil munkalebi fil mali vel ehl. Sh.P.
[8] Muslimi (1342).
[9] Aibune, taibune, a’bidune, li Rabbina hamidune. Sh.P.
[10] Muslimi.
[11] El-Mexhmu’ (4/394).