Pyetja: Çfarë është dispozita e atij i cili thotë: Kur do të vjen iftari?
Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut.
Koha iftarit është fundi i agjërimit të një dite dhe është koha e namazit të akshamit, andaj nuk ka dert nëse dikush pyet kur do të vjen koha e iftarit që të kënaqet me gjërat të cilat ia ka lejuar Allahu, qoftë ushqim, pije apo marëdhënie intime, poashtu që të kënaqet me plotësimin e këtij ibadeti. Transmeton Ebu Hurejra (radijAllahu anhu), thotë: Ka thënë i Dëguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Agjëruesi i ka dy gëzime: Kur të bëj iftar, gëzohet me iftarin e tij dhe kur ta takon Zotin e tij, gëzohet me agjërimin e vet.”[1]
Thotë Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë): “Thotë Kurtubiu: D.m.th gëzohet me kalimin e urisë dhe etjes së tij, pasiqë i është lejuar ta prish agjërimin dhe ky gëzim është normal. Është thënë: Gëzimi i tij është si rezultat i plotësimit të agjërimit dhe adhurimit të tij, si lehtësim dhe ndihmë prej Zotit të tij për ta vazhduar agjërimin në të ardhmen.
Them unë (Ibn Haxheri): Nuk ka dert nëse e komentojmë hadithin më gjërësisht se sa që është përmendur, pasi që gëzimi i secilit dallon nga gjendja e tij personale, dikush gëzohet gëzim natyror, i cili është i lejuar dhe dikush gëzohet me gëzim të pëlqyeshëm dhe ky gëzim është si rezultat i një prej gjërave të lartëpërmendura.”[2]
Allahu e din më së miri.
IslamQ&A
Përktheu: Ali Ashani