Dispozita e atij që tallet me një femër që vesh hixhab

by Uniteti-Admin

Pyetja:Cka është dispozita e atij që tallet me një femër që vesh hixhab (mbulesë islame) dhe që mbulon duart dhe fytyrën e saj?

Përgjigjet: AbdulAziz bin Baz (ish Muftiu i Arabisë Saudite)

Përgjigje: Ai person i cili tallet me muslimanen ose muslimanin për shkak  kapjes së tyre për fenë Islame është jobesimtarë (qafir), qoftë kjo tallje me hixhabin plotëshisht sheriatik apo tjetër. Ka ardhur në transmetim prej ibn Omerit r.a se ka thënë: “Ka thënë një njeri në betejën e Tebuk-ut në një ulje me sahabët tjerë: “Nuk kemi parë sikur këta lexuesit tanë, më barkëmëdhenjë dhe më rrenacak në gjuhët e tyre dhe më frikacak në luftë” Në këtë rast njëri prej të pranishmëve i thotë: “Ti je duke thënë gënjeshtër dhe ti je munafik (hipokrit), unë do ta njoftoj Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ues-sel-lem”, dhe arriti lajmi deri te Pejgamberi dhe zbritën ajetet për këtë çështje. Thotë ibn Omeri r.a: “Dhe unë e shihja atë personin tallës se ishte i kapur për litarin e deves së Pejgamberit  se si i merte nëpër këmbë zvarrë gurëzit dhe duke thënë: “O i Dërguari i All-llahut ne vetëm ishim duke u tallur dhe duke luajtur” dhe Pejgamberi thoshte: Thuaj: A me All-llahun, me ajetet e Tij dhe me Pejgamberin e Tij ju po talleni?! Mos u arsyetoni se keni bërë kufër pasi që keni besuar. Ne e falim njërin grup tuaj dhe e dënojmë grupin tjetër, përshkak se ishin kriminelë (et Teube 65-66). Pra All-llahu e ka bërë  talljen me besimtarët sikurse talljen me All-llahun, me ajetet e Tij apo me Pejgamberin e Tij”.

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera