Allahu duke e obliguar muslimanen me këtë obligim (mbulesën), e ka bërë këtë vepër formë të adhurimit ndaj Tij, mbulesë e cila e mbulon të gjithë trupin dhe bukurinë e saj përpara meshkujve të huaj, adhurim për të cilin shpërblehet nëse e bën dhe dënohet nëse e len. Për këtë shkak lënia e kësaj forme të adhurimit është prej mëkateve të mëdha shkatërruese, mëkat i cili na shtyen në mëkate tjera.
Hixhabi ka dobi dhe mirësi të shumta, prej tyre:
1- Hixhabi është formë e bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij:
Allahu dhe i Dërguari i Tij na kanë urdhëruar me këtë urdhër, thotë Allahu:
وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَنْ يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُبِينًا
“Dhe nuk është (nuk i takon) për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.”[1] Poashtu thotë Allahu:
يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ قُلْ لِأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِنْ جَلَابِيبِهِنَّ
“O profet, thuaju grave tua, edhe vajzave tua, edhe grave të besimtarëve le t’i lëshojnë mbulesat e veta. Kështu është më së lehti që të njihen ato (që janë të ndershme) për të mos u ngacmuar. Me të vërtetë, Allahu është falës dhe mëshirues..”[2]
Kjo vepër është dorëzim total ndaj Ligjit të Allahut nga na e besimtares, ky ligj i cili e udhëheq dhe kontrollon besimtaren, andaj besimtarja është e sigurtë në atë të cilën ligji i Krijuesit është duke e udhëhequr.
2- Hixhabi (mbulesa) është Iman:
Thotë Allahu: وَقُلْ لِلْمُؤْمِنَاتِ , “Dhe thuaju (o Muhamed) besimtareve”[3], poashtu thotë: وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ , “… edhe grave të besimtarëve”[4], që d.t.th se ky urdhër ju drejtohet besimtareve, si me qenë urdhëri vetëm për atë grua e cila me të vërtetë e ka besuar Allahun dhe me të vërtetë i është bindur Atij.
3- Hixhabi është pastërti për zemrën e mashkullit dhe femrës:
Thotë Allahu: وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِنْ وَرَاءِ حِجَابٍ ذَلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ
“E, kur të kërkoni prej atyre diçka, kërkoni (atë) prapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyreve.”[5] Në këtë ajet Allahu i ka urdhëruar besimtarët që kyr të lypin diçka prej bashkëshorteve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), që këtë ta bëjnë prapa perdeve dhe shkaku për këtë është se kjo mënyrë është më e mirë për pastërtinë e zemrës, nderin e trupit dhe është larg çdo dyshimi apo mendimi të keq.
Kjo dispozitë vlen poashtu edhe për gratë tjera, jo vetëm për bashkëshortet e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), sepse fjala e Allahut: “Kjo është më e pastër për zemrat tuaja (të meshkujve) dhe të atyreve (femrave)” tregon shkakun për veprën e lartëpërmendur, shkak i cili e bën që kjo dispozitë të na përfshij të gjithve, sepse të gjithë meshkujt dhe femrat, në çdo kohë dhe në çdo vend kanë nevojë për pastërti të zemrës dhe ndershmëri të trupit.
4- Hixhabi është simbol shoqërues i grave të ndershme:
Kjo formë e adhurimit është simbol fetar i femrës së ndershme dhe të kujdesshme ndaj nderit dhe pozitës së saj, sepse forma e jashtme e mirë është argument për mirësinë e brendshme, ndërsa nderi është kurora e çdo femre.
5- Hixhabi = Turp:
Turpi është jetë, sepse jeta e një njeriu nuk mund që të paramendohet pa turp. Kjo cilësi është prej cilësive të cilat Allahu ia dhuron atij njeriu të cilin Allahu don që ta nderon. Cilësi e natyershmërisë së pastër të njeriut , cilësi e Islamit, sepse turpi është pjesë e Imanit.
Ndërsa Hixhabi si adhurim, nuk është vetëm se mjet dhe mënyrë nëpërmes së cilës ruhet dhe kultivohet ky virtyt i mirë, ndërsa lënia e Hixhabit nuk është vetëm se mjet dhe rrugë për tu larguar nga ky virtyt Islam.
6- Hixhabi është simbolikë e xhelozisë:
Hixhabi është një prej formave me të cilat femra e tregon xhelozinë e saj, cilësi me të cilën lind njeriu normal, mirëpo burim i pashtershëm i kësaj cilësie është shpriti i njeriut, sepse kjo si cilësi mundet që me kohë të humbet tek personat të cilët kanë ra nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, derisa këto faktorë ndikojnë në ndryshimin e natyershmërisë së tij.
7- Hixhabi nxit në moral të mirë.
8- Hixhabi e pret çdo mendim të keq djallëzor:
Kjo mbulesë është prej mënyrave më të mira të parandalimit të abuzimeve në shoqëri dhe është parandalim i sëmundjeve shpritërore, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Ëshët mbrojtje nga sytë e njerëzve të sëmure, është mbrojtje e nderit të mashkullit dhe çka është më e rëndësishme është mbrojtje për femrën, nderin e saj dhe personalitetin e saj. Largon nga ajo qëllimet e këqija të njerëzve të këqinj dhe i jep asaj liri, pozitë dhe respekt në shoqëri.[6]
Përktheu: Ali Ashani
[1] El-Ahzab:36.
[2] El-Ahzab:59.
[3] En-Nur:31.
[4] El-Ahzab:59.
[5] El-Ahzab:53.
[6] Marrur nga: Alukah.net, përkthyer me disa ndryshime.