Dymbëdhjetë këshilla për një dhjetësh të suksesshëm

by Uniteti-Admin
sinqeriteti
  1. Falja me imamin deri në fund

    Kush falet me imamin derisa ta përfundojë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën (Tirmidhiu)

  2. Fal namaz vullnetar me njëqind ajete 

    Kush i lexon dhjetë ajete në namazin e natës, nuk shkruhet nga të pakujdesshmit; kush i lexon njëqind ajete në namazin e natës, shkruhet nga të devotshmit; kush i lexon një mijë ajete në namazin e natës shkruhet nga pronarët me pasuri të panumërt. (EbuDavudi)
    Kujto, vetëm surja el Fatiha ka shtatë ajete.

  3. Leximi i sures Ikhlas

    I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim, vërtet ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit. (Buhariu, Muslimi)

    I Dërguari dëgjoi një person duke lexuar suren Kul Hua Allahu Ehad. I Dërguari i Allahut tha: E meritoi! Unë i thash: Çfarë meritoi? Ai tha: Xhenetin! (Tirmidhiu)

  4. Leximi i dy ajeteve të fundit të sures El Bekare

    Kush i lexon dy Ajetet e fundit të sures Bekare në mbrëmje, do ti mjaftojnë atij për atë natë. (Buhariu, Muslimi)

  5. Jep lëmoshë

    Omeri (radijAllahu anhu) ka thënë: “Më është treguar se veprat e mira rivalizojnë mes tyre, derisa sadakaja thotë: Unë jam më e vlefshmja”.

  6. Thuaj: La ilahe il Allahu Uehdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue Hue ale kul-li shej in Kadir

    “Kush thotë: “La ilahe il Allahu Vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve Huve ale kul-li shejin Kadir”, njëqind herë në ditë, është për të si të çliroj dhjetë robër, shkruhen për të njëqind të mira dhe i fshihen njëqind të këqija dhe bëhen për të mburojë prej shejtanit në atë ditë të tij derisa të errësohet, si dhe askush nuk ka ardhur me diç më të mirë sesa ai erdhi përveç një personi që veproi më shumë se ai.” (Buhariu, Muslimi)

  7. Thuaj: O Zot, Ti je Falës, e do faljen, më fal mua.

    Aishja i tha Profetit salallahu alejhi ue selem: “O i dërguar i Allahut! Nëse e arrij natën e kadrit me se të lutem?” Tha: “Thuaj: O Allah! Ti je Falës, e do faljen, ndaj më fal mua!”. (Tirmidhiu)

  8. Përmende Allahun

    “Le të jetë gjithmonë gjuha jote e freskët nga të përmendurit e Allahut”. (Tirmidhiu)
    “Shprehjet më të dashura tek Allahu janë katër: Subhanallah, El-Hamdulilah, La ilahe il-Allah dhe Allahu Ekber.” (Muslimi)

  9. Dërgo salavatë mbi të Dërguarin (alejhi salatu ue selam)

    “Njerëzit më afër meje ditën e Kiametit do të jenë ata të cilët më së shumti më kanë dërguar salavate.” (Bejhakiu)

  10. Kërko falje për myslimanët

    “Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu për çdo besimtar dhe besimtare ia shënon një të mirë.” (Taberani)

  11. Jep syfyr

    “O njerëz! Përhapeni selamin, jepni ushqim, mbani lidhjet familjare, dhe faluni natën kur njerëzit flenë kështu që ju do të hynë në xhenet të qetë.” (Tirmidhiu).

  12. Shpërndaje, le të ju arrijë edhe të tjerëve.

    “Kushdo që udhëzon dikë për të bërë mirë, ai fiton po të njëjtin shpërblim sikurse ai që e bëri këtë të mirë.” (Muslimi)

Përgatiti: Senad Ramadani

Të tjera