E kuqja për meshkujt?

by Uniteti-Admin

Pyetja: A lejohet veshja e teshave me ngjyrë të kuqe për meshkujt?

Përgjigja: E kuqja e pastërt është e ndaluar, ngase transmeton Ebu Davudi nga Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: “Kaloi një njeri i veshur me dy tesha të kuqe rreth të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), i dha selam dhe nuk ia ktheu Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) selamin” (trans. Ebu Davudi:4069 dhe Tirmidhiu:2807), poashtu e transmeston Tirmidhiu dhe e ka cilësuar si hadith të mirë, kurse në këtë kapitull ka hadithe të shumta të cilat i ka përmendur Ibn Kajjim në “Zad el-Mead”(1-130).

Kurse sa i përket asaj që e trsansmetojnë Buhariu dhe Muslimi  nga Bera ibn Azib  (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili thotë: “E kam parë(të Dërguarin) me “hul-le” të kuqe”, thotë Ibn el-Kajjimi: “Ka gabuar ai i cili thotë se kjo veshje ka qenë e kuqe e pastërt, pa asnjë ngjyrë tjetër, mirëpo “hul-le” është dy pjesë(veshje e trashë) nga Jemeni të cilat kanë vija të kuqe me të zeza”.(Zad el-Mead 1-130)

Të tjera